“…Tani trupi nuk është për kurvërim, por për Zotin; dhe Zoti për trupin.” - 1 Korintasve 6:13 Apostulli Pal, në këtë pjesë të Shkrimit, është duke qortuar kishën në Korint për imoralitetin seksual. Trupi ynë nuk është për t’u përdorur për kurvërim. Çfarë kuptim ka fjala “kurvërim” në Bibël? Ky është ndonjë vepër seksuale përveç asaj të krevatit të martesës. Sipas Biblës, është mëkat për njerëzit të merren me vepra seksuale kur nuk janë të martuar me partnerin. E vetmja martesa që miratohet nga Bibla është ajo midis një burrë dhe një grua për gjithë jetën. Kurvërimi është mëkat! Shkelja kurore është mëkat! Prostitucioni është mëkat! Jezusi tha që të shikosh një grua me epshe është njësoj si të kryesh kurvërim me atë. Trupi ynë nuk është për këto vepra të papastra. Është për Zotin. Nëse ju miratoni ky lloj mëkati, mos thoni që jeni besimtarë. Ata që marrin në këto mëkate punojnë kundër Perëndisë. Bibla thotë: “Ikni larg kurvërimit”. Bibla nuk thotë që të luftosh kundër asaj. Largohuni! Nëse ju keni tundimin në mendje të bëni ose të shikoni diçka që ka lidhje me këto mëkate, Largohuni! Largohuni! Largohuni! Bibla thotë kështu!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |