ÇFARË THOTË BIBLA PËR ËNDRRAT? Përgjigjja e tretë: “Unë kam dëgjuar çfarë thanë profetët, që profetizojnë gënjeshtra në emrin tim, duke thënë, Unë kam ëndërruar, unë kam ëndërruar.” -Jeremia 23:25 Te përgjigjja jonë e parë, ne kuptuam se si Perëndia mund ta përdorë mendjen ose ndërgjegjen tonë, edhe kur ne jemi duke fjetur, për të na paralajmëruar t’i bindemi Fjalës së Tij. Në përgjigjjen tonë të dytë, ne mësuam që ka ëndrra dhe ëndërrimtarë të fëlliqur, dhe prandaj jo të gjitha mendimet ose ëndrrat vijnë nga Perëndia. Në vargun tonë për sot, ne shikojmë që disa i përdorin ëndrrat për të mashtruar njerëz. Ne lexojmë këtu për profetët që thonë se Perëndia u ka dhënë atyre një ëndërr, por ata gënjejnë. Ata u predikojnë të thjeshtëve dhe u thonë, Perëndia ma ka thënë në ëndërr këtë apo atë. NE DUHET TË JEMI TË KUJDESHËM!!! Ka plot njerëz që veprojnë njësoj edhe sot, sidomos në programet fetare në internet, në radio, ose në televizor. Feja pentekostale është e njohur për këto herezi. Si mund ta kuptojmë ne dallimin? Si mund të dimë ne çfarë tha Perëndia me të vërtetë? Ne duhet t’i krahasojmë fjalët e këtyre mësuesve fals me Fjalën e Perëndisë. Perëndia na ka folur neve përmes Biblës (Versioni i Mbretit Xhejms), dhe Ai nuk do ta ndërrojë mendjen e Tij. Gjithashtu, ne duhet të dëgjojmë me vëmendje Frymën e Shenjtë të Perëndisë që jeton brenda çdo besimtari. Jezusi tha, te Gjoni 16:13, “…kur ai, Fryma e të vërtetës, të vijë, ai do t’ju udhëheqë në gjithë të vërtetën…”
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |