ÇFARË THOTË BIBLA PËR ËNDRRAT? Përgjigjja e dytë: “Njësoj gjithashtu këta ëndërrimtarë të fëlliqur ndotin mishin, përbuzin pushtetin, dhe flasin keq për fisnikët.” -Juda 1:8 Sot, përsëri, ne do ta shikojmë pyetjen: “Çfarë thotë Bibla për ëndrrat?” Unë besoj që ne duhet të provojmë këtu që jo të gjithë ëndrrat vijnë nga Perëndia. Në fakt, ne duhet të themi se pothuajse të gjitha endrrat janë thjesht mendja jonë që punon ndërkohë që ne flemë. Vëreni vargun tonë për sot. Kjo është hera e fundit që ne e gjejmë fjalën “ëndërr” në Bibël. Kjo pjesë e shkrimit flet për “ëndërrimtarët e fëlliqur” që ndotin mishin (fjala “mish” do të thotë trupi i njeriut). Ata kanë ëndrra të liga, dhe i realizojnë këto në jetën e tyre të përditshme. Bibla thotë që këta njerëz ndotin mishin, domethënë, ata e prishin krijimin e Perëndisë. Perëndia nuk na jep neve mendime të liga. Zoti nuk ka dëshira mëkatare. Prandaj, ne e kuptojmë që këto ëndrra nuk vijnë nga Perëndia. Ne nuk mund ta fajësojmë Atë për ligësinë tonë. Ai është i drejtë. Ai është i shenjtë. Ai është i përsosur. Ne e shikojmë dëshminë e këtyre ëndërrimtarëve të pistë sot në botë. Vrasje, shkelje kurore, vjedhje, gënjeshtra, kurvërim, lakmi, urrejtje, të gjitha këto janë provë e mëkatshmërisë së njeriut, provë e mendimeve dhe ëndrrave të liga të njeriut. Le ta mbushim mendjen tonë sot me Fjalët e Perëndisë!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |