“Ngrihuni, udhëtoni, dhe hidhuni matanë lumit Arnon; ja, unë kam dhënë në dorën tënde Sihon amoritin, mbretin e Heshbonit, dhe tokën e tij; filloni ta pushtoni, dhe në betejë luftoni me të.” - Ligji i Përtërirë 2:24 Pasi Perëndia çliroi njerëzit e Tij Izrael nga skllavëria në Egjipt, ata filluan udhëtimin për në tokën e premtuar të Izraelitëve. Kur arritën atje, kishin frikë për të hyrë, sepse do të kishte luftë me gjigantët që jetonin aty. Për shkak të frikës dhe mosbesimit të tyre, Perëndia urdhëroi që ata të enden në shkretëtirë dyzet vite, derisa të vdisnin të gjithë ushtarët e tyre që kishin frikë për ta zaptuar tokën e premtuar. Vargu i sipërm, është urdhërimi i Zotit, tridhjetë e tetë vite pas gabimit të ushtarëve. Tani, përsëri, njerëzit e Izraelit kanë mundësi për të hyrë. Perëndia u tha atyre: “…unë kam dhënë në dorën tënde Sihon amoritin, mbretin e Heshbonit, dhe tokën e tij…”. Vini re që, me këto fjalë, Perëndia thotë që Ai ia dha Izraelit tokën e mbretit Sihon. Pa tjetër, Sihoni dhe populli i tij ishin akoma përballë, por Zoti ishte në anën e Izraelit dhe Moisiut, dhe prandaj fitorja u sigurua edhe përpara luftës. Këtu, le të mësojmë dy gjëra. E para: Fitorja vjen nga Perëndia. E dyta: Nëse Perëndia është me ne, asnjë mund të jetë kundër nesh. Tani, përpara se të mbarojmë sot, shikoni edhe një herë fjalët e Zotit. Ai tha: “…unë kam dhënë në dorën tënde Sihon amoritin, mbretin e Heshbonit, dhe tokën e tij…”. Perëndia ia dha Izraelit tokën e amoritëve, por vini re që Ai i tha pastaj: “…filloni ta pushtoni…”. Domethënë, mesazhi është ky: Ne nuk mund të jemi përtacë, edhe kur Perëndia na jep diçka. Me fjalë të tjera, Ai u tha izraelitëve: Unë ju kam dhëne tokën e premtuar, tani, luftoni për atë, e pushtoni atë, merreni atë, kujdesuni për atë! Zoti na ka dhënë shumë bekime në jetë, tani le t’i marrim ato. Le të luftojmë derisa ta kapim besimin e fortë, gëzimin e madh, dashurinë e pastër, paqen e përjetshme, shpresë në Krishtin, etj. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |