“Ki mëshirë për mua, O ZOT; sepse jam i dobët; O ZOT, shëromë, sepse kockat e mia janë të shqetësuara.” - Psalmi 6:2 Këto janë fjalët e një luftëtari trim. Ai që vrau një gjigant me emrin Goliath. Në ditët e tij si bari, erdhi një luan për t’i kapur delet e tij, ai e vrau luanin, edhe bëri të njëjtën gjë me një ari të egër. Na duket se nuk kishte frikë nga asnjë. Ai pushtonte armiqtë e kombit të tij, dhë në fund u bë mbreti i Izraelit. Ai kishte dëshirë për të ndërtuar një tempull për Zotin, por Perëndia i tha: Jo! Sepse Davidi, ky guximtar i madh, kishte gjak në duar. Davidi çmohet edhe akoma sot si një trim. Kur ne duam që bijtë tanë të marrin zemër, të sillen si burra, dhe të besojnë te Zoti i Biblës, ne ua tregojmë atyre historinë e djaloshit të vogël që mposhti gjigantin me një hobe dhe një gurë. Nëse lexoni historitë dhe shkrimet e Davidit, që ishte edhe muzikanti i Biblës, ju do kuptoni që ai është një njeri plot dashuri, dhe shumë zemërgjerë. Bibla thotë që ai ishte “burri sipas zemrës së Perëndisë”. Ai ishte një njeri shumë i mençur. Tani, unë e kam lartësuar pak Davidin me këto fjalë, por shikojeni vargun e sipërm edhe një herë. Davidi tha: “Ki mëshirë për mua, O ZOT; sepse jam i dobët; O ZOT, shëromë, sepse kockat e mia janë të shqetësuara.”. Mesazhi është që edhe ata më të fortët midis nesh kanë dobësitë e tyre. Pse nuk i shikojmë ato? Sepse njerëzit dinë si t’i fshehin dobësitë e tyre. E vërteta është që ne të gjithë kemi nevojë për mëshirën e Perëndisë dhe për ndihmën e Tij. Nuk është diçka e turpshme të kërkoni ndihmën e Zotit. Lutjuni Perëndisë sot! Kërkoni mëshirën e Tij! Amin! Nëse Davidi kishte nevojë për mëshirën e Zotit, pa tjetër edhe ne kemi nevojë për atë.
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |