“9Por ti je ai që më nxori mua nga mitra: ti më bëre të shpresoj kur isha te sisët e nënës sime. 10Unë u hodha te ti që nga mitra: ti je Perëndia im që nga barku i nënës sime.” -Psalmi 22:9-10 Më kujtohet mirë, ulur në dhomën e hotelit Tirana, ndërsa pritnim lindjen e fëmijës sonë të gjashtë (Cherish). Unë po e lexoja këtë fragment të Shkrimit, dhe u çudita që Mbreti David (shkruesi) ia dha Perëndisë lavdinë për lindjen e tij. Zakonisht, njerëzit falënderojnë mjekun për një linjde të suksesshme. Më kujtohet se isha pak i shqetësuar për lindjen e foshnjës sonë të re. Ne po shkonim te një spital i ri me mjekë të rinj, të cilët flisnin një gjuhë tjetër, por Zoti më ngushëlloi me këto rreshta. Mbreti David i tha Perëndisë, “…ti je ai që më nxori mua nga mitra…” Perëndia na bëri të kuptojmë se Ai ishte në kontroll të situatës. Në fakt, Ai është në kontroll për çdo gjë. Ne mund t’i besojmë Atij në mes të vështirësive tona. A jeni të shqetësuar për ndonjë gjë sot? Lexoni Biblën. Lutuni. Kërkoni Perëndinë. Ai do t’ju ngushëllojë dhe do t’ju japë forcën për të kapërcyer çdo pengesë përmes Frymës së Tij që jeton brenda nesh. Amin!
0 Comments
“Dhe merr me vete, nga bijtë e Izraelit, Aaronin vëllain tënd, dhe të bijtë e tij, që ai të mund të më shërbejë mua në ofiqin e priftit, madje Aaron, Nadab dhe Abihu, Eleazar dhe Ithamar, bijtë e Aaronit.” - Eksodi 28:1 Unë besoj që sot do të jetë mësimi ynë i fundit nga ky varg. Unë dua të vë në dukje edhe një herë që në këtë varg, ku Perëndia po themelon ofiqin e priftit, ne shikojmë pesë burra. Numrat në Bibël përçojnë në kuptim të madh. Njëshi është numri i unitetit; katra është numri i krijesës; shtata është numri i përsosmërisë; katëmbëdhjeta është numri i çlirimit; shtatëmbëdhjeta është numri i fitores; dhe ne mund të vazhdojmë kështu edhe më, por sot ne shikojmë një numër të mrekullueshëm dhe të bekuar. Pesa është numri i HIRIT. Hir, në Bibël, do të thotë dashuria dhe favori i Perëndisë falas dhe i pamerituar. Në këtë varg dhe te vargjet përreth tij, ku Perëndia shtron kërkesat e ligjit të Tij, Ai dëshiron që ne ta mbajmë në mendje hirin e Tij. Te Dhjata e Re, pas shumë vitesh kur kombi i Izraetit pëpiqej dhe dështonte të zbatonte ligjin e Perëndisë, apostullli Pjetër e përshkroi ligjin kështu, “…një zgjedhë…të cilën as etërit tanë as ne nuk ishim në gjendje ta mbanim.” (Veprat 15:10). Unë jam shumë i gëzuar që Bibla thotë, te Romakëve 6:14, “…ju nuk jeni nën ligjin, por nën hir.” Kur Jezusi erdhi në këtë botë dhe sakrifikoi Gjakun e Tij për ne te kryqi, Ai nuk shkatërroi ligjin e Perëndisë, por përkundrazi, Ai e përmbushi ligjin në emrin tonë. Ne duhet ta ndalim atë që po bëjmë sot dhe ta falënderojmë Perëndinë për hirin! Hallelujah! JEZUSI KA HIR PËR NE!
“Dhe merr me vete, nga bijtë e Izraelit, Aaronin vëllain tënd, dhe të bijtë e tij, që ai të mund të më shërbejë mua në ofiqin e priftit, madje Aaron, Nadab dhe Abihu, Eleazar dhe Ithamar, bijtë e Aaronit.” - Eksodi 28:1 Mbani në mendje që në këtë varg ne shikojmë pesë burra, një baba dhe katër bij. Babai është Aaroni, kryeprifti i parë i Izraelit, dhe bijtë janë Nadab, Abihu, Eleazar dhe Ithamar. Këta burra do t’i shërbenin Perëndisë në ofiqin e priftërinjve, dhe përsëri, kjo puna do të tregonte çfarë do të bënte Jezusi si Kryeprifti ynë. Ne duam të vërejmë tri gjëra për këta priftërinj sot. Së pari, para punës, ata duhej të laheshin. Kjo tregon pastërtinë e Jezusit, se Ai është pa mëkat. Ai është Kryeprifti i përsosur. Së dyti, ata do të bënin sakrifikime me gjak në altar. Kjo tregon Jezusin duke vdekur në kryq për mëkatet e botës. Ai vetëm është Qengji i pa njollë i Perëndisë, dhe Gjaku i Tij u sakrifikua për ne. Së fundi, duam të vërejmë që këta burra do të rrëfenin dhe do të luteshin për njerëzit e Izraelit. Jezusi po bën të njëjtën këtë çast në Parajsë për ne. Romakëve 8:34 thotë këtë, “…Është Krishti që vdiq, por, është fakt, që është ngritur përsëri, i cili madje është në krahun e djathtë të Perëndisë, i cili gjithashtu ndëmjetëson për ne.” Amin!
“Dhe merr me vete, nga bijtë e Izraelit, Aaronin vëllain tënd, dhe me të bijtë e tij, që ai të mund të më shërbejë mua në ofiqin e priftit, tamam Aaron, Nadab dhe Abihu, Eleazar dhe Ithamar, bijtë e Aaronit.” - Eksodi 28:1 Vetëm Jezusi është Kryeprifti ynë. Jezusi është i vetmi Ndërmjetës midis Perëndisë dhe njeriut. Nuk ka rrugë tjetër për te Perëndia përveç përmes Zotit tonë Jezu Krisht. Ne jemi ndekësit e Tij, dhe prandaj duhet të kërkojmë të ecim në gjurmët e Tij. Vargu ynë thotë këtë për priftërinjtë, “…që ai të mund të më shërbejë mua në ofiqin e priftit…” Priftërinjtë e parë tokësor të Izraelit ishin për t’i shërbyer Perëndisë. Pse? Sepse kjo është një pikturë e përsosur e Jezusit, Kryepriftit të vërtetë. Te Gjoni 14:31, Jezusi tha, “Por që bota të mund ta dijë që unë e dua Atin; dhe si më dha Ati urdhërim, edhe unë kështu bëj. Ngrihuni, le të ikim që këtej.” Jezusi kishte një qëllim në këtë botë, t’i bindej urdhërimit të Atit të Tij. A po përpiqemi të bëjmë njësoj sot? Çdo gjë që ne bëjmë në këtë botë, duhet të jetë një derdhje e bindjes sonë ndaj Perëndisë. Si mund të kuptojmë ne çfarë dëshiron Perëndia? Ne i lexojmë Fjalët e Tij. Ne mund të flasim me Atë drejtpërdrejt në lutje, dhe Ai do të na drejtojë ne me Frymën e Tij! Amin! Shërbejini Perëndisë sot!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
March 2024
Kategoritë |