PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Eksodi 28:1, Pjesa e katërt

5/5/2020

0 Comments

 
“Dhe merr me vete, nga bijtë e Izraelit, Aaronin vëllain tënd, dhe të bijtë e tij, që ai të mund të më shërbejë mua në ofiqin e priftit, madje Aaron, Nadab dhe Abihu, Eleazar dhe Ithamar, bijtë e Aaronit.”
- Eksodi 28:1

     Unë besoj që sot do të jetë mësimi ynë i fundit nga ky varg. Unë dua të vë në dukje edhe një herë që në këtë varg, ku Perëndia po themelon ofiqin e priftit, ne shikojmë pesë burra. Numrat në Bibël përçojnë në kuptim të madh. Njëshi është numri i unitetit; katra është numri i krijesës; shtata është numri i përsosmërisë; katëmbëdhjeta është numri i çlirimit; shtatëmbëdhjeta është numri i fitores; dhe ne mund të vazhdojmë kështu edhe më, por sot ne shikojmë një numër të mrekullueshëm dhe të bekuar. Pesa është numri i HIRIT. Hir, në Bibël, do të thotë dashuria dhe favori i Perëndisë falas dhe i pamerituar. Në këtë varg dhe te vargjet përreth tij, ku Perëndia shtron kërkesat e ligjit të Tij, Ai dëshiron që ne ta mbajmë në mendje hirin e Tij. Te Dhjata e Re, pas shumë vitesh kur kombi i Izraetit pëpiqej dhe dështonte të zbatonte ligjin e Perëndisë, apostullli Pjetër e përshkroi ligjin kështu, “…një zgjedhë…të cilën as etërit tanë as ne nuk ishim në gjendje ta mbanim.” (Veprat 15:10). Unë jam shumë i gëzuar që Bibla thotë, te Romakëve 6:14, “…ju nuk jeni nën ligjin, por nën hir.” Kur Jezusi erdhi në këtë botë dhe sakrifikoi Gjakun e Tij për ne te kryqi, Ai nuk shkatërroi ligjin e Perëndisë, por përkundrazi, Ai e përmbushi ligjin në emrin tonë. Ne duhet ta ndalim atë që po bëjmë sot dhe ta falënderojmë Perëndinë për hirin! Hallelujah! JEZUSI KA HIR PËR NE!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE