PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e parë, pjesa e parë:“9Çfarë pastaj? a jemi ne më të mirë se ata? Jo, në asnjë mënyrë: sepse ne kemi provuar më parë si judejtë edhe paganët, që ata të gjithë janë nën mëkat; 10Siç është shkruar, Nuk është ndonjë i drejtë, jo, as edhe një: 11Nuk është ndonjë që kupton, nuk është ndonjë që kërkon Perëndinë.” - Romakëve 3:9-11 Bibla na mëson që kemi nevojë për një Shpëtimtar. Përse na duhet një Shpëtimtar? A jemi ne në rrezik? Këto vargje na tregojnë dy grupe njerëzish që konsiderohen nën mëkat, judejtë dhe paganët. Judejtë janë hebrenj ose izraelitë. Paganët, në këto vargje janë gjithë popullsia e botës përveç judejve. Prandaj, është shumë e lehtë të kuptojmë që këto vargje Bible flasin edhe për ne. Vërejini këto fjalë, “…Nuk është ndonjë i drejtë, jo, as edhe një…” Unë nuk e di çfarë keni mësuar ju për Perëndinë gjatë jetës suaj, por sipas Fjalës së Perëndisë, Biblës, nuk ka ndonjë të drejtë. Nuk ekziston vend në mes të këtyre, ose jemi të drejtë, ose jemi mëkatarë. Këto vargje tregojnë qartë që ne nuk jemi të drejtë, por përkundrazi, jemi nën mëkat. Përfundimi: Ne jemi mëkatarë. Çfarë është mëkat? Mëkati është kur ne nuk qëllojmë në shenjë drejtësinë e Perëndisë. Mëkati është që nuk arrijmë te lavdia e Perëndisë. Mëkatarët kanë nevojë për një Shpëtimar. Vini re këto pak vargje të tjera për mëkatarët, Bibla thotë te Romakëve 3:12-18:
“12Ata të gjithë kanë dalë nga rruga, ata së bashku janë bërë pavlerë; nuk është ndonjë që bën mirë, jo, as edhe një. 13Gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhët e tyre ata kanë përdorur mashtrim; ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre: 14Goja e të cilëve është plot mallkim dhe hidhësi: 15Këmbët e tyre janë të shpejta për të dedhur gjak: 16Shkatërrimi dhe mjerimi janë në rrugët e tyre: 17Dhe ata nuk e kanë njohur rrugën e paqes: 18Nuk ka frikë Perëndie para syve të tyre.”
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |