PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e tretë, pjesa e parë: “Prandaj besimi vjen prej të dëgjuarit, dhe të dëgjuarit prej fjalës së Perëndisë.” - Romakëve 10:17 Ne, përsëri, po shqyrtojmë pyetjen, “Pse është i rëndësishëm mesazhi i Biblës?” Deri tani, ne kemi dhënë këto dy përgjigje, “Ai është i rëndësishëm sepse na tregon nevojën që kemi për Shpëtimtar”, dhe “Ai na flet për Njërin që na ofron shpëtim.” Sot, ne do të fillojmë me përgjigjen e tretë: Mesazhi është i rëndësishëm sepse ai na tregon RRUGËN PËR TE SHPËTIMTARI. Ne kemi parë nevojën, ne e kemi dëgjuar lajmin, por si mund të shpëtohemi? Le të shikojmë vargun tonë për sot, ai thotë, “…besimi vjen prej të dëgjuarit, dhe të dëgjuarit prej fjalës së Perëndisë.” Shumë thjeshtë, ky varg do të thotë që ne duhet ta dëgjojmë të vërtetën përpara se të mund ta besojmë atë. Nga kush mund ta dëgjojmë atë? Kjo detyrë bie mbi kishën. Ne, si besimtarë të Jezu Krishtit, duhet të jemi dëshmitarë për Ungjillin e Tij. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë rëndësinë e Biblës, Fjalës së Perëndisë. Ajo është burimi i shpëtimit. Shumë besimtarë në të kaluarën u bënë dëshmorë për t’i ruajtur këto Fjalë të shtrenjta. Po, gjaku e tyre u derdh që ne, sot, të mund të lexojmë, të besojmë, dhe të predikojmë Fjalët e Perëndisë. Kisha e fuqishme, por kisha e ligë katolike ishte persekutuesja kryesore e përkthyesve dhe e besimtarëve të Biblës. Falënderoni Perëndinë për Biblën tuaj sot dhe mos harroni që ajo është rruga për te Shpëtimtari.
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |