PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e parë, pjesa e tretë:“Sepse shpagimi i mëkatit është vdekja; por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme përmes Jezu Krishtit Zotit tonë.” - Romakëve 6:23 Çmimi i mëkatit duhet të paguhet. Çdo ditë që ne jetojmë në mëkat, pa Jezusin në zemrën tonë, borxhi i mëkatit po rritet. Kur dikush merr kredi nga një huadhënës, fondet që përdoren duhet të kthehen përsëri, përndryshe do të ketë veprime ligjore serioze. Mëkati nuk është falas. Atë që ju shijoni kur zhyteni në epshe, ose nga mungesa e vetëpërmbajtjes, ose kur thjesht keni një mendim të lig, duhet të paguhet me vdekje. Siç kemi vërtetuar më përpara, sipas Fjalëve të Perëndisë, ne të gjithë jemi mëkatarë. Ne të gjithë kemi një borxh mëkatesh që shpejt do të sjellë veprime ligjore të Perëndisë kundër nesh. Për ta paguar çmimin e mëkateve tona, ne duhet të vdesim dhe ta kalojmë përjetësinë në vendin e mundimit në zjarr, që quhet ferr. Nëse ju dëshironi ta shijoni mëkatin në jetën tuaj, mos harroni, DIKUSH DUHET TË VDESË! Shpagimi i mëkatit është vdekja, por ne kemi një rrugëdalje nga ky dënim. Bibla na tregon për një Perëndi të dashur në qiell, i cili e dërgoi Birin e Vet të paguante borxhin e mëkatit tonë te kryqi, me Gjakun e Vet. Tani, përmes këtij Shpëtimtari, përmes besimit tek Ai, Perëndia u ofron të gjithë mëkatarëve një dhuratë falas, domëthënë, jetën e përjetshme. Lavdi Perëndisë!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |