PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Romakëve 5:6

5/14/2020

0 Comments

 
Picture

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?

Përgjigjja e dytë, pjesa e parë:

“Sepse kur ne ende ishim pa forcë, në kohën e duhur Krishti vdiq për të këqinjtë.”
- Romakëve 5:6

     Unë besoj që kemi vendosur përgjigjen e parë. Sipas Biblës ne jemi mëkatarë të humbur dhe jemi në rrezik për zjarrin e ferrit. NA DUHET NJË SHPËTIMTAR! Tani, ne do të vijojmë me përgjigjen time të dytë. Mesazhi i Biblës është i rëndësishëm sepse ai na shpall neve Shpëtimtarin e vërtetë. Vargu ynë për sot na tregon për gjendjen ku ishim kur Jezusi vdiq për ne. Ne ishim pa forcë. Ne ishim pjesë e turmës së të këqinjve. Nuk kishim mënyrë, as fuqi të shkonim te Perëndia, POR kur ne nuk mund të shkonim tek Ai, AI ERDHI TE NE! Lavdi Zotit! Jezusi i la lavdërimet e parajsës; Ai erdhi në këtë botë; Ai u lind prej një virgjëreshe; Ai jetoi një jetë pa mëkat; Ai vdiq një vdekje flijimi në kryq për mëkatet tona; Ai u varros; pas tri ditësh Ai u ringjall me fitoren mbi mëkatin, vdekjen dhe varrin; Ai u ngjit përsëri në parajsë; Tani, Ai është ulur në krah të djathtë të Atit të Tij dhe është duke ndërmjetësuar për ne. Një ditë shpejt, Ai do të vijë përsëri dhe do ta thërrasë kishën e Tij te shtëpia në parajsë. Lavdi Perëndisë! Ai pa dobësinë tonë dhe në momentin e përsosur, në vendin e përsosur dhe në mënyrën e përsosur, Ai dha jetën e Tij për ne! Lavdi Perëndisë për këtë Shpëtimtar të mrekullueshëm!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE