“Tani, para festës së pashkës, kur Jezusi e dinte se ora e tij kishte ardhur që të largohej nga kjo botë për tek Ati, pasi i kishte dashur të tijtë që ishin në botë, ai i deshi ata deri në fund.” - Gjoni 13:1 Sot, unë dua që ne të meditojmë pak mbi frazën e fundit të këtij vargu. Bibla thotë: “…ai i deshi ata deri në fund.”. Këtu, ne shikojmë dashurinë e Jezusit për dishepujt e Tij. Ai i zgjodhi dhe ishte bashkë me ta çdo ditë, në kohët e mira dhe në kohët e këqija. Ai i pa sukseset e tyre. Ai i pa edhe jo përsosmëritë e tyre. Për shembull, e shikojmë Pjetrin. Ai që foli hapur si guximtar për Jezusin, por guximi i tij qe i tepërt kur ai preu me shpatë veshin e shërbëtorit të kryepriftit. Pastaj, Jezusi e qortoi Pjetrin për këtë vepër, por dashuria e Tij për Pjetrin nuk mbaroi. Bibla thotë: “…ai i deshi ata deri në fund.”. Sa e mirë është që e gjejmë këtë koncept në Bibël, sepse edhe ne, besimtarët, jemi dishepujt e Jezusit dhe dashuria e Tij për ne nuk mbaron kurrë. Pa tjetër nuk jemi njerëz të përsosur, dhe Ai e di shumë këtë. Në Shkrimet e Shenjta gjejmë ato fjalë shumë ngushëlluese, kur Perëndia na tha: “…Unë nuk do të lë ty kurrë, as do të të braktis ty…”. Lavdi Zotit! Edhe ne mund të gëzohemi në dashurinë e Jezusit! Mos lejoni që djalli t’ju gënjejë sot! Dashuria e Perëndisë për ju nuk mbaron kurrë!
0 Comments
“Ndërsa ju keni dritë, besoni te drita, që ju të mund të jeni fëmijët e dritës. Këto gjëra tha Jezusi, dhe u largua, dhe u fsheh prej tyre.” - Gjoni 12:36 Ne ishim në errësirën e mëkatit, ishim fëmijët e saj, larg Zotit dhe ishim armiqtë e Tij, por Drita shpërtheu në mesnatën tonë të pashpresës. Erdhi Jezusi, Drita e Perëndisë te ne. Këtu, te vargu i mësipërm, Bibla thotë: “Ndërsa ju keni dritë, besoni te drita…”. Në këtë histori, Jezusi ishte atje midis bashkëqytetarëve, dhe erdhi koha që ata ta merrnin vendimin; a do besonin, apo jo? Kur e Vërteta e Perëndisë ju ndriçon juve nga Bibla, është momenti që të besoni dhe të ecni para në Dritën e Tij. Ndërsa ju keni dritë, besoni te drita! Çfarë do bëjmë sot? Do besojmë? Apo do rrijmë të trishtuar në burgun e mosbesimit? Jezusi na urdhëron: “…besoni te drita, që ju të mund të jeni fëmijët e dritës…”. Amin! Ne e dimë që përmes besimit te Jezusi ne jemi lindur në familjen e Perëndisë. Perëndia do të na japë Dritë, dhe nëse ecim para në atë Dritë, Ai do të na ndriçojë akoma më shumë. Hapi i parë është besimi te Fjala e Tij. Fatkeqësisht, bashkëqytetarët e Jezusit nuk deshën ta pranonin Dritën e Tij. Le të mos jemi si ata. Amin!
“Prandaj ata erdhën te Filipi, i cili ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe i kërkuan, duke thënë: Zotëri, ne duam të shikojmë Jezusin.” - Gjoni 12:21 Ky grup njerëzish që erdhi te Filipi nuk ishin judej, por prapë erdhën te festi në Jeruzalem për të adhuruar Perëndinë. Diku, dikur, këta njerëz mësuan për Zotin e Izraelit dhe me një zemër plot mirënjohje, deshën ta lavdërojnë Krijuesin e gjithësisë. Ndërsa ishin atje, dëgjuan për Jezusin dhe mrekullitë e Tij. Ndoshta, dëgjuan për lindjen e Tij prej një të virgjëre, dhe që ishte Biri i Perëndisë. Gjon Pagëzori dëshmoi në ato ditë: “Ja! Qengji i Perëndisë që heq mëkatin e botës!” Këta dëgjuan lajmin e mirë dhe i thanë Filipit: “Zotëri, ne duam të shikojmë Jezusin.” Një kërkesë të përshtatshme dhe të kuptueshme. Ata deshën t’i shikojnë duart që formuan botën siç formon poçari argjilën. Deshën t’i dëgjojnë Fjalët e ëmbla që sollën në ekzistencë çdo gjë nga çika më e vogël te Mali i tmerrshëm Everest që prek edhe qiellin. Këta deshën t’i shikojnë këmbët që kishin shëtitur rrugët e përjetësisë dhe që erdhën poshtë në tokë, për ta shpëtuar njerëzimin. Pyetja ime sot është kjo: A kemi ne të njëjtën dëshirë? A doni ju të shikoni Jezusin sot? Shikojeni Atë në faqet e Biblës. Flisni me Atë në kohën e dashur të lutjes. Kërkojeni Atë me gjithë zemër dhe, pa dyshim, ju do ta gjeni Atë, Jezusin, Perëndinë në mish, Shpëtimtarin e botës. Amin!
“10 Por krerët e priftërinjve u konsultuan që të mund të vrisnin edhe Lazarin; 11 Sepse për shkak të tij shumë prej judejve u larguan dhe besuan te Jezusi.” - Gjoni 12:10-11 Lazari ishte i rrezikshëm për fenë e judejve. Ata i trembeshin atij. Pse? Sepse për shkak të tij shumë judej filluan të besonin te Jezusi. Mos harroni se kush ishte Lazari! Disa ditë më parë në këtë histori, ai ishte i vdekur dhe i varrosur, por pastaj erdhi Drita e Jetës, erdhi Jezusi dhe e ngjalli atë prej së vdekurish. Lavdi Zotit! Bibla thotë se edhe ne ishim të vdekur në mëkat, të pashpresë dhe pa Perëndinë në botë, por na erdhi Fryma e Zotit që na ngjalli prej së vdekurish. Po! Dëshmia e Lazarit për Jezusin i bindi mosbesimtarët të hyjnë fushën e hirit të Perëndisë dhe ta bëjnë Krishtin Bariun dhe Zotin e jetës së tyre. Amin! Lazari ishte edhe besnik ndaj Jezusit. Ka shumë njerëz që vijnë te Perëndia me gjithë hallet e tyre, dhe për pak, fillojnë të ndjekin mësimet e Biblës, por më pas, pasi gjejnë më shumë paqe në jetë, ata largojnë nga Zoti. Lazari nuk ishte kështu. Ai e donte shumë Jezusin, dhe qëndronte me Jezusin, edhe kur kishte armiqtë përballë që donin ta vrisnin. Le të mësojmë këto tri gjëra nga Lazari sot: 1. Të gëzohemi në shpëtimin e Jezusit. 2. Të jemi dëshmitarë për Zotin. 3. Të jemi besnikë ndaj Zotit edhe në kohë të vështira. Amin!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |