“Ndërsa ju keni dritë, besoni te drita, që ju të mund të jeni fëmijët e dritës. Këto gjëra tha Jezusi, dhe u largua, dhe u fsheh prej tyre.” - Gjoni 12:36 Ne ishim në errësirën e mëkatit, ishim fëmijët e saj, larg Zotit dhe ishim armiqtë e Tij, por Drita shpërtheu në mesnatën tonë të pashpresës. Erdhi Jezusi, Drita e Perëndisë te ne. Këtu, te vargu i mësipërm, Bibla thotë: “Ndërsa ju keni dritë, besoni te drita…”. Në këtë histori, Jezusi ishte atje midis bashkëqytetarëve, dhe erdhi koha që ata ta merrnin vendimin; a do besonin, apo jo? Kur e Vërteta e Perëndisë ju ndriçon juve nga Bibla, është momenti që të besoni dhe të ecni para në Dritën e Tij. Ndërsa ju keni dritë, besoni te drita! Çfarë do bëjmë sot? Do besojmë? Apo do rrijmë të trishtuar në burgun e mosbesimit? Jezusi na urdhëron: “…besoni te drita, që ju të mund të jeni fëmijët e dritës…”. Amin! Ne e dimë që përmes besimit te Jezusi ne jemi lindur në familjen e Perëndisë. Perëndia do të na japë Dritë, dhe nëse ecim para në atë Dritë, Ai do të na ndriçojë akoma më shumë. Hapi i parë është besimi te Fjala e Tij. Fatkeqësisht, bashkëqytetarët e Jezusit nuk deshën ta pranonin Dritën e Tij. Le të mos jemi si ata. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |