“Prandaj ata erdhën te Filipi, i cili ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe i kërkuan, duke thënë: Zotëri, ne duam të shikojmë Jezusin.” - Gjoni 12:21 Ky grup njerëzish që erdhi te Filipi nuk ishin judej, por prapë erdhën te festi në Jeruzalem për të adhuruar Perëndinë. Diku, dikur, këta njerëz mësuan për Zotin e Izraelit dhe me një zemër plot mirënjohje, deshën ta lavdërojnë Krijuesin e gjithësisë. Ndërsa ishin atje, dëgjuan për Jezusin dhe mrekullitë e Tij. Ndoshta, dëgjuan për lindjen e Tij prej një të virgjëre, dhe që ishte Biri i Perëndisë. Gjon Pagëzori dëshmoi në ato ditë: “Ja! Qengji i Perëndisë që heq mëkatin e botës!” Këta dëgjuan lajmin e mirë dhe i thanë Filipit: “Zotëri, ne duam të shikojmë Jezusin.” Një kërkesë të përshtatshme dhe të kuptueshme. Ata deshën t’i shikojnë duart që formuan botën siç formon poçari argjilën. Deshën t’i dëgjojnë Fjalët e ëmbla që sollën në ekzistencë çdo gjë nga çika më e vogël te Mali i tmerrshëm Everest që prek edhe qiellin. Këta deshën t’i shikojnë këmbët që kishin shëtitur rrugët e përjetësisë dhe që erdhën poshtë në tokë, për ta shpëtuar njerëzimin. Pyetja ime sot është kjo: A kemi ne të njëjtën dëshirë? A doni ju të shikoni Jezusin sot? Shikojeni Atë në faqet e Biblës. Flisni me Atë në kohën e dashur të lutjes. Kërkojeni Atë me gjithë zemër dhe, pa dyshim, ju do ta gjeni Atë, Jezusin, Perëndinë në mish, Shpëtimtarin e botës. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |