“20 Mos ji midis pijetarëve të mëdhenj; midis ngrënësve të tërbuar të mishit: 21 Sepse pijaneci dhe grykësi do të vijnë në varfëri: dhe përgjumja do ta veshë me zhele njeriun.” -Proverbat 23:20-21 Ky varg flet veçanërisht për ato grumbullime ku njerëzit hanë dhe pinë dhe dehen. Ata këndojnë dhe festojnë, por këta do të bëhen të varfër. Ata mburren për sa alkool mund të pinë pa u dehur. Ata mburren për gjërat e turpshme dhe tallen me shaka të poshtra. Ata krijojnë dhe kryejnë kurvërime. Nuk kanë as një fije floku të shenjtë në gjithë trupin e tyre dhe nuk vlerësojnë as një gjë të shenjtë në shtëpinë e tyre. Prandaj janë të varfër! Jo vetëm në gjërat materiale por edhe në ato shpirtërore. Prandaj janë vjedhës dhe çnderojnë njëri-tjetrin! Prandaj ata lypin dhe nuk fitojnë gjë! Ata janë borxhlinj ndaj shtetit. Ata e fajësojnë shtetin për problemet e tyre, sepse janë të verbër dhe nuk kuptojnë se janë të korruptuar nga brenda. Nuk kanë nder dhe nuk mund të qëndrojnë pa ndihmë. Ku është Perëndia? Ku është Zoti? Kjo ndodh kur njerëzit harrojnë Krijuesin e tyre, ata harrojnë edhe si të ecin dhe si të marrin frymë. Nuk mund të mbijetojnë pa sisën e mëkatit. Alkooli vjen nga gjiri i djallit dhe tryeza e tij është plot me mish! Largohuni prej atyre që harrojnë dhe mallkojnë Biblën se shkatërrimi po afrohet.
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |