Prite ZOTIN: ji plot kurajo, dhe ai do ta forcojë zemrën tënde: prit ZOTIN, të them. -Psalmi 27:14 Durimi është diçka e vështirë ta zbatosh në praktikë. Është e lehtë ta urdhërosh dikë të ketë durim, por, a ke ti durim? Te ky varg ne urdhërohemi të presim Perëndinë, dhe nëse e presim, Ai do t’i forcojë zemrat tona. Kjo nënkupton që herë-herë zemrat tona mund të jenë të dobëta. Ndoshta kemi një vështirësi që ne nuk mund ta durojmë. Ndoshta kemi një problem që na ngatërron, dhe ne nuk mund të gjejmë zgjidhjen. Prite Zotin! Mos provo të vazhdosh pa Të. Ai shikon gjëra që ti nuk mund t’i shikosh. Jeta është një udhëtim që ne duhet të bëjmë me shoqërinë e Perëndisë. Një njeri pa përvojë nuk do ta nisë lundrimin në oqean pa një udhëheqës. Pse? Sepse oqeani është majft i gjerë, dhe ka tepër shumë rreziqe. Atij i nevojitet dikush që i kupton erërat, rrymat oqeanike, dhe yjet. Mos vazhdo në detin e jetës pa Perëndinë. Prite ZOTIN! Ai ka bërë shumë udhëtime të suksesshme! Mos e humb kurajon! Zoti i detit do të vijë dhe do ta forcojë zemrën tënde.
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |