“Lartësoni ZOTIN Perëndinë tonë, dhe adhuroni te kodra e tij e shenjtë; sepse ZOTI Perëndia ynë është i shenjtë.” -Psalmi 99:9 Bibla nuk përpiqet t’i bindë jobesimtarët që Perëndia ekziston, por përkundrazi kërkon të kenë besim ata të cilët i lexojnë faqet e saj të shenjta. Këtu Shkrimet thonë qartë, “Lartësoni ZOTIN…” Menjëherë ne gjejmë një detyrë për të zbatuar dhe ne duhet ta zbatojmë atë që të jemi në bindje ndaj vullnetit të Perëndisë. Gjithashtu, në këtë varg, shkruesi na thotë përse. Pse duhet ta lartësojmë dhe adhurojmë Perëndinë? Sepse Ai është i SHENJTË! Ai nuk ka mëkatuar ndonjëherë, dhe nuk do të mëkatojë. Ai nuk ka pasur ndonjëherë mendim të lig. Ai është i pastër, i përsosur, i panjollë, i pacen. Fytyra e Tij është si dielli që ndriçon në fortësinë e tij. Ai është MBRETI I MBRETËRVE dhe ZOTI I ZOTËRVE! Nuk ka Perëndi tjetër përveç Tij! Ai është shumë i lartë dhe i papërlyer, por prapë Ai na shikon ne këtu poshtë. Ai na do dhe prandaj e dërgoi Birin e Tij të vuante dhe të vdiste në vendin tonë që ne të mund të shpëtohemi. Çfarë mund të bëjmë ne për këtë Perëndi të shenjtë të parajsës? Ne mund dhe duhet ta lartësojmë Atë. Ne duhet të adhurojmë ditë për ditë te këmbët e Tij. Çdo frymëmarrja duhet t’i japë lavdi ATIJ!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |