“Besoni tek ai në të gjitha kohët; ju njerëz, derdheni zemrën tuaj para tij: Perëndia është një strehë për ne. Selah.” -Psalmi 62:8 Lavdi Zotit! Ne mund të mbështetemi tek Ai në të gjitha kohët. Ne mund t’i derdhim zemrat tona para Tij. Ai na dëgjon. Ai kujdeset për ne! Gjithashtu këtu, Ai ka më shumë që të na ofrojë. Vargu ynë thotë, “…Perëndia është një strehë për ne…” Streha është një vend në të cilin ne mund të hyjmë për siguri në kohë të rrezikshme, një vend që do të na mbulojë në kohë stuhie, një vend që do të na mbajë në kohë ankthi, një vend që do të na forcojë në kohë dobësie. Perëndia është Streha jonë! Ne mund të vrapojmë tek Ai dhe të gjejmë siguri. Stuhia e satanit po vjen në këtë botë. Njerëzit janë të frikësuar, të shqetësuar dhe në ankth, por unë mund të dëshmoj se edhe në mes të kësaj pandemie, unë kam gjetur një paqe në Perëndinë që është përtej çdo imagjinate. Bibla thotë që Izraeli kishte qytete të strehimit për ata që pa dashje kishin vrarë dikë. Vrasësi do të vraponte te strehimi dhe të ishte i sigurtë nga gjakmarrësi. Jezusi, në vdekjen e Tij mbi kryq është Streha jonë. Ne të gjithë jemi fajtorë të mëkatit para Perëndisë, dhe prandaj meritojmë denim, vdekje, por ata që vrapojnë me besim te Krishti do të gjejnë siguri të përjetshme në Strehën e Tij. Lavdi Perëndisë!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |