PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Hebrenjve 4:12

5/17/2021

0 Comments

 
Picture
“Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë, e fuqishme dhe më e mprehtë se çdo shpatë me dy presa, duke shpuar edhe për ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të kyçeve dhe të palcës, dhe është një dalluese e mendimeve dhe qëllimeve të zemrës.”
-Hebrenjve 4:12
     Sot, ne do të fillojmë ta shqyrtojmë këtë varg të bekuar që gjendet në Biblën tonë. Ky varg na ndihmon të kuptojmë pse Bibla jonë e Shenjtë është ndryshe nga çdo libër tjetër që është shkruar ndonjëherë. Përpiquni të mësoni përmendësh këtë varg, sepse ai do t’ju kujtojë ç’është Fjala e Perëndisë, dhe çfarë ajo mund të bëjë për ju dhe për të tjerët. Së pari, vargu ynë thotë që Fjala e Perëndisë është “e gjallë”. Kjo do të thotë që ajo jeton. Është e gjallë! Libri ynë i shenjtë është ndryshe nga të gjithë librat e tjerë për shkak se është e gjallë. Perëndia do të flasë me ju, kur lexoni Biblën. Nëse ju ndiheni të vetmuar, lexoni Biblën. Perëndia do të flasë me ju. Ky Libër është i gjallë! Nëse unë isha i braktisur në një ishull dhe mund të kisha vetëm një libër në dorë, unë do të doja që të ishte Bibla. Gjithashtu, ky Libër i shtrenjtë jep jetë. Bibla thotë që ata që janë pa Krishtin janë të vdekur në shkelje dhe mëkate. A ju kujtohet kur ishit të vdekur në mëkatet tuaja, pa shpresë, pa Perëndinë? Çfarë ndodhi? Dikush ju tregoi juve çfarë thotë Fjala e Perëndisë, Bibla. Dikush ju tregoi juve që Perëndia ju do kaq shumë sa Ai dha Birin e Tij të vetëmlindur që të vdiste në kryq për ju, dhe ju tregoi që nëse besoni tek Ai, ju do të keni jetë të përjetshme. BIBLA ËSHTË E GJALLË DHE JEP JETË TË GJITHË ATYRE QE E PRANOJNË ATË SI TË VËRTETË!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE