“14Këto gjëra po të shkruaj, duke shpresuar që të vij te ti së shpejti; 15Por nëse vonoj shumë, që ti të mund të dish si duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe themeli i së vërtetës.” - 1 Timoteut 3:14-15 Kisha është për mua një vend shumë i veçantë. Atje kam gjetur shpresë dhe arsyen e jetës. Shumë njerëz mendojnë çdo ditë: “Pse jam unë këtu në botë?” Ndërsa unë nuk e kam atë pyetje brenda meje. Unë e di pse jam këtu. Perëndia më krijoi. Ai më shpëtoi nga mëkati. Tani jam thirrur të jem shërbëtori i Tij çdo ditë të jetës sime. Domethënë, unë kam një themel të fortë për jetën time, sepse jam rritur në kishë. Kisha Baptiste është një vend i mrekullueshëm, atje mësova dhe po mësoj Biblën; atje mësova t’i lutem Perëndisë, të këndoj këngët e Tij, ta adhuroj Zotin sinqerisht nga zemra; atje mësova si të jem një njeri i ndershëm; atje gjeta gëzimin e jetës; atje, përmes besimit te Jezusi, fitova jetë të përjetshme. Çfarë do të bëja unë pa kishën? Unë do të isha i humbur. Vargu i sipërm nga Bibla thotë që kisha është shtëpia e Perëndisë. Më vjen shumë keq për ata që nuk e njohin kishën e vërtetë. Atje ne mësojmë si të kemi marrëdhënie me Perëndinë. Kisha është një vend i rëndësishëm edhe për gjithë botën, sepse vargu thotë që është “shtylla dhe themeli i së vërtetës.” Nëse kisha është ashtu, është turp të mos shkojmë atje, dhe është gjëja më e trishtuar kur qeveria nuk i lejon njerëzit të shkojnë atje të mësojnë për Zotin dhe Krijuesin e tyre. Kisha duhet të jetë qendra e jetës sonë. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |