PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

2 Korintasve 12:9

10/2/2022

0 Comments

 
Picture
“Dhe ai më tha: Hiri im të mjafton, sepse forca ime bëhet e përsosur në dobësi. Prandaj me gëzim të madh unë do të mburrem në dobësitë e mia, që fuqia e Krishtit të mund të mbetet mbi mua.”
- 2 Korintasve 12:9

     Dobësia. Ne të gjithë kemi përvoja me atë. Disa i fshehin më mirë dobësitë e tyre, por le ta dimë me siguri që çdo njeri ka një luftë me dobësi brenda tij. Nëse jemi krenar para Perëndisë dhe nuk e pranojmë faktin që kemi nevojë për ndihmën e Tij, Ai do të fillojë të heqë nga ne çdo mbështetje që kemi në botë derisa ne ta pranojmë ndihmën e Tij, dhe të mbështetemi vetëm tek Ai. Apostulli Pal ishte duke iu ankuar Perëndisë, sepse ishte lutur shumë që Zoti t’i hiqte ato dobësitë që ishin brenda apostullit. Vargu i sipërm është përgjigjja e Perëndisë për këtë ankesë. Ai i tha Palit: “Hiri im të mjafton, sepse forca ime bëhet e përsosur në dobësi.” Perëndia nuk ia hoqi dobësitë Palit, por Ai i dha hir; hir për ta ndihmuar atë. Perëndia ka hir edhe për ne. Ne këndojmë një këngë në kishë që thotë “…Kur jam i dobët më forcon…”, edhe kënga e fëmijëve thotë: “…Dhe të vegjlit janë të Tij; Janë të dobët, Krishti i fortë…”. Sa e mrekullueshme është që Perëndia na forcon! Nëse është kështu, le të jemi njësoj si Pali dhe të mburremi në dobësitë tona, sepse pikërisht në atë moment Perëndia na forcon. Amen!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE