“Dhe të njihni dashurinë e Krishtit, që kalon dijeninë, që ju të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë.” - Efesianëve 3:19 Dashuria është një nga temat e mëdha të Ungjillit. Zoti e do botën. Ai i do njerëzit e botës. Dashuria e Tij për ne u shfaq në një mënyrë madhështore kur Biri i Perëndisë u flijua në kryq për hatrin tonë. Ai na tregon dashurinë e Tij çdo ditë prej ngrohtësisë së Tij që na mbështjell dhe që na mbron. Si mund të humbasim shpresën? Ne jemi mbështetur në krahët e Tij të fortë. Si një foshnjë që sapo fillon të ecë, vazhdon para, dorë për dore me babain e vet, edhe ne mund ta përballojmë të ardhmen me Mikun tonë të dashur. Ne jemi të sigurtë për shak të dashurisë së Tij të madhe! Nuk ka fjalë që ta shpjegojmë mirë (aq sa duhet) këtë dashuri. Ndoshta gjatë jetës suaj, ju keni qenë të keqtrajtuar, ose abuzuar. Ndoshta, ju i kishit besuar fort dikujt, por ai ose ajo ju la në baltë. Zoti kurrë nuk do t’ju zhgënjejë juve! Atë punë që fillon për të mirën tuaj, Ai do ta vazhdojë. PO! PO! PO! Perëndia ju do me një dashuri të përjetshme! Sot, le të përpiqemi ta duam më shumë Zotin! Nëse i keni besuar Krishtit, si Shpëtuesi i jetës suaj, mos u shqetësoni! Jeni të sigurtë në dashurinë e Tij të mrekullueshme!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |