PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Efesianëve 3:19

9/20/2022

0 Comments

 
Picture
“…të njihni dashurinë e Krishtit, që kalon dijeninë…”
- Efesianëve 3:19

​     Nxënësit, studentët dhe mësuesit po fillojnë një vit të ri shkollor. Kjo është një kohë kur qytetarët janë shumë të zënë, në lëvizje, me përgatitje dhe studime. Ne shpresojmë që si të vegjlit edhe të rriturit të kenë sukses duke mësuar dhe duke ndërtuar të ardhmen e tyre. Më lejoni të shtoj diçka që ne duhet të mos ta harrojmë: Ne duhet të mësojmë për dashurinë e Krishtit. Ja! Vargu i mësipërm thotë që ne ta njohim dashurinë e Tij; të mësojmë se sa e madhe është dashuria e tij për ne dhe të kemi dashuri të fortë në zemrat tona për Jezusin. Vargu thotë që dashuria e Krishtit “…kalon dijeninë…”. Ne mund ta studiojmë dashurinë e Tij gjithë jetën dhe prapë nuk do të arrijmë të kuptojmë tërësinë e saj, sepse “kalon dijeninë”. Ndoshta shkencëtarët mund ta mahnitin popullin me dijenitë e tyre, por edhe ata nuk mund ta kapin plotësisht mrekullinë e dashurisë së Krishtit. Për shembull: Le të themi që një njeri gjenial që filloi në garën e të mësuarit dhe arriti në vijën e përfundimit duke pasë mësuar çdo lloj dijenie në botë, prapë, edhe ky nuk mundi ta kapë plotësisht në mendje Dashurinë e Zotit. Te libri i Fjalëve të Urta, Bibla thotë: “Frika ndaj Perëndisë është fillimi i dijenisë, por budallenjtë përbuzin mënçuri dhe udhëzim.” (Fjalët e Urta 1:7) Zoti ju bekoftë!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE