PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Efesianëve 6:13, 15

9/21/2022

0 Comments

 
Picture
“Prandaj merrni me vete gjithë armatimin e Perëndisë…Dhe këmbët tuaja të veshura më përgatitjen e ungjillit të paqes…”
- Efesianëve 6:13, 15

     Një ushtar duhet të kujdeset mirë për këmbët e tij. Këmbët mund të jenë gjymtyrat më të rëndsishme të ushtarit. Nëse ka probleme me këmbë, ai nuk mund të ecë dot. Nëse nuk ka këpucë të mira, ai nuk mund të marshojë dhe nuk mund të luftojë si duhet. Nëse këmbet e tij janë të laguara ose të ftohta, ai do të sëmuret, dhe do të jetë në shtrat dhe jo në fushën e betejës. Edhe ne jemi ushtarë në ushtrinë e Perëndisë. Jemi duke luftuar për hatrin e Perëndisë kundër djallit dhe engjëjve të satanit. Vargu i mësipërm thotë që ne duhet t’i kemi këmbët të veshura me përgatitjen e ungjillit të paqes. Fjala “përgatitje” është fjala kryesore këtu. Ne duhet të jemi gati për luftë, gati t’i bindemi çdo urdhëri që vjen nga Kapiteni ynë, gati për çfarëdo që djalli do të sjellë kundër nesh. Ne mund të përgatitemi me Ungjillin. Ungjilli është “Lajmi i mirë i Jezu Krishtit”. “Ungjilli” (ose me fjalë të tjera, “Vdekja, Varrosja dhe Ringjallja e Jezusit për hatrin tonë”) është ai që solli paqe midis nesh dhe Perëndisë. Ndërsa ne ecim çdo ditë në luftë për Perëndinë, le të marshojmë me këtë shpresë në zemër: Ne kemi paqe me Perëndinë përmes Jezusit; përmes sakrifikimit të Tij. A jeni gati për luftë sot? Sa mirë do të jetë për ushtarët që të luftojnë për një mbret që ata e duan shumë, dhe që këta ushtarë ta kuptojnë mirë që edhe Mbreti i tyre i do shumë ata. Kështu edhe ne mund të luftojmë me këtë shpresë në zemër, me Ungjillin e paqes, paqja midis nesh dhe Perëndisë.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE