PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Eksodi 20:13

2/12/2023

0 Comments

 
Picture
“Mos vrit.”
- Eksodi 20:13
URDHËRIMI I GJASHTË
​     Uau! Në gjuhën shqipe ky mund të jetë vargu më i shkurtër në Bibël. Vetëm dy fjalë shikojmë këtu, por dy fjalë me rëndësi të lartë. “Mos vrit”!!! tha Perëndia. Kudo në botë, edhe këtu në jugun e Shqipërisë, dhe pothuajse çdo ditë, ne dëgjojmë lajme që dikush është vrarë për vdekje. Jeta është një dhuratë nga Perëndia dhe asnjë nuk ka të drejtë ta vjedhë atë dhuratë nga ndonjë njeri, as nga vetja. PO! Edhe vetëvrasja është mëkat. Në fakt, kjo mund të jetë vepra më egoiste në botë. Nëse dikush mendon që jeta e tij nuk ka vlerë, të mos mendojë kaq shumë për veten, por të jetojë për Zotin. Jezusi u sakrifikua në kryq për njerëzit e botës. Domethënë, Ai vdiq për hatrin tonë që ne të mund të jetojmë për hatrin e Tij. Nëse jetojmë për Jezusin këtu në botë, patjetër nuk do të bëjmë vrasje, por do t’u shërbejmë njerëzve. Diçka tjetër që duhet të them është, lejohet nga Bibla që kafshët të theren. Ky nuk është mëkat. Perëndia na i dha këto për mish. Vargu i sipërm flet për vrasje njerëzore. Tani, në fund, le të shkojmë te Dhiata e Re e Biblës, që ta kuptojmë më mirë mendjen e Zotit mbi këtë temë. Te Letra e parë e Gjonit 3:15, Bibla thotë: “Kushdo që e urren vëllanë e tij është një vrasës; dhe ju e dini se asnjë vrasës nuk ka jetë të përjetshme brenda tij.” Po, edhe urrejtja konsiderohet si vrasje në sytë e Perëndisë. Pra, le të jetojmë për lavdinë e Zotit dhe të kemi kujdes që të mos mbjellim asnjë farë urrejtjeje, sepse atje fillon vrasja.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE