PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Eksodi 20:14

2/14/2023

0 Comments

 
Picture
“Mos shkel kurorën bashkëshortore.”
- Eksodi 20:14
URDHËRIMI I SHTATË
     Martesa është diçka e shenjtë sipas Biblës. Kjo është marrëdhënia e parë midis njerëzve, dhe u krijua nga Perëndia. Po! Martesa është ideja e Zotit. Ai krijoi njeriun e parë në kopshtin e Edenit mbi gjashtë mijë vjet më parë, dhe pa që nuk ishte mirë që Adami të ishte vetëm, pastaj Zoti krijoi edhe gruan, Evën. Përkufizimi i fjalës martesë është një burrë dhe një grua në dashuri gjatë gjithë jetës. Është shumë e rëndësishme që këta të jenë besnikë gjithmonë ndaj njëri-tjetrit, sepse martesa simbolizon edhe marrëdhënien midis Jezusit dhe kishës së Tij. Pa dyshim, Jezusi është besnik ndaj nesh, por edhe ne duhet të jemi besnikë ndaj Tij. Nëse bashkëshorti dhe bashkëshortja duan ta kënaqin Zotin, ata duhet të kenë sy dhe zemër vetëm për njëri-tjetrin. Te Efesianëve 5:25, Bibla thotë: “Burra, t’i doni gratë tuaja, ashtu si edhe Krishti e deshi kishën, dhe dha veten e tij për të...”. Gjithashtu, te vargu 33, Bibla thotë: “Megjithatë, veç e veç, le ta dojë kështu, çdonjëri prej jush gruan e tij tamam si veten; dhe gruaja të kujdeset ta nderojë burrin e saj.”  Unë besoj që nuk ka marrëdhënie më të bukur midis njerëzve se martesa. Ajo ka nevojë për dashuri, besnikëri, durim, shpresë, lumturi, lot, vizion, dhembshuri, edhe shumë më shumë. Tani, le të shkojmë pak më thellë ta shikojmë mendjen e Zotit për çeshtjen e tradhtisë bashkëshortore. Te Mateu 5:28, Jezusi tha: “Por unë ju them: Se kushdo që shikon me epshe një grua ka bërë tradhti bashkëshortore me atë, tashmë në zemrën e tij.” Ju që jeni të martuar, kini shumë kujdes!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE