PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Eksodi 20:15

2/15/2023

0 Comments

 
Picture
“Mos vidh.”
- Eksodi 20:15
URDHËRIMI I TETË
​     Këtu, udhërimi i tetë i Perëndisë na e jep drejtësinë të kemi prona në botë. Ku nuk ka prona, nuk ka vjedhje. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, “të vjedh” do të thotë: “…t’i marr dikujt diçka fshehurazi a duke e mashtruar…”. Perëndia ynë i shikon të gjitha, dhe e di shumë mirë kur ne marrim diçka që i përket tjetrit. Ka shumë llojë vjedhjesh, dhe nuk kemi kohë t’i përmendim të gjitha ato, por mjafton që unë të them, asnjë njeri nuk ka të drejtë t’i marrë bekimet që Perëndia më ka dhënë mua, pa dëshirën time. As njeriu, as shteti nuk ka të drejtë ta vjedhë. Disa thonë që shteti na vjedh përmes taksave. Jo! Jo! Jo! Nëse kemi një shtet që na mbron, që ndërton dhe mban rrugët, që na paguan pensionin, dhe që bën shumë gjëra të tjera, pastaj ne jemi vjedhës nëse nuk i paguajmë taksat, sepse marrim shërbime dhe nuk i shpërblejmë ato. Këtu ne duhet të përmendim edhe të dhjetat që duhet të jepen në kishë. Zoti tha që ne e kemi vjedhur atë. Domethënë, një e dhjeta nga rrogat tona i përket Zotit dhe duhet t’i jepet kishës. Te Malakia 3:8-10, Bibla thotë: “8 A do ta grabisë njeri Perëndinë? Po ju më keni grabitur, por thoni, Si të kemi grabitur ty? Në të dhjeta dhe dhurime. 9 Ju jeni mallkuar me mallkim; sepse ju më keni grabitur mua, madje i gjithë ky komb. 10 Sillini ju të gjitha të dhjetat në depo, që mund të ketë ushqim në shtëpinë time, dhe më vini mua në provë tani me këtë, thotë ZOTI i ushtrive, në qoftë se unë nuk do t’jua hap dritaret e qiellit, dhe do t’ju derdh juve një bekim, sa nuk do të ketë hapësirë të mjaftueshme ta merrni atë.” A e keni vjedhur Zotin? Tani, le të mbarojmë me një varg nga Dhiata e Re. Te Libri i Efesianëve 4:28, Bibla thotë: “Ai që vidhte, le të mos vjedhë më; por më mirë lereni të punojë, duke bërë me duart e tij gjënë që është e mirë, që ai të mund ta ketë, që t’ia japë atij që ka nevojë.” Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE