“Ti nuk do të kesh perëndi të tjera para meje.” - Eksodi 20:3 URDHËRIMI I PARË Vargu i mësipërm është urdhërimi i parë nga dhjetë urdhërimet e Perëndisë që Ai ia dha Moisiut. Unë besoj që është shumë i qartë, por le ta shpjegojmë pak. Ka vetëm një Perëndi atje lart në qiell. Nuk ka tjetër. Pra, t’i shërbejmë një tjetër perëndie është gënjeshtër, sepse nuk ekziston. Një perëndi mund të jetë edhe një gjë tokësore ose materiale, mund të jetë edhe një njeri. Kushdo ose çfarëdo që ne kemi vendosur në vendin e Perëndisë, në mendje, në zemër, ose në jetën tonë është një perëndi tjetër dhe ne po adhurojmë atë në vend të Zotit. Për shembull: Kur një njeri nuk shkon në kishë një të dielë, por shkon të shikojë një deshje futbolli, ky njeri po vendos futbollin në vendin e Zotit. Përëndi të tjera mund të jenë edhe një punë, shkollë, një makinë, ose çdo gjë që ne respektojmë më shumë se Perëndia. Të kemi një perëndi tjetër do të thotë që ne t’i marrim ato që i përkasin Zotit, dhe t’ia japim dikujt tjetër; për shembull: Adhurimin; lavdinë; kohën; përkushtimin; shërbimin. Të gjitha këto i përkasin Zotit. Sot dhe gjithmonë le ta duam Zotin e vërtetë me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |