PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Eksodi 20:7

2/5/2023

0 Comments

 
Picture
“Ti nuk do ta marrësh më kot, emrin e ZOTIT, Perëndisë tënd, sepse ZOTI nuk do ta quaj pafaj atë që e merr emrin e tij më kot.”
-Eksodi 20:7

URDHËRIMI I TRETË
     Nëse e kuptojmë këtë, apo jo, çdo ditë midis njerëzve të botës ne dëgjojmë shumë herë emrin e Zotit. Kur ata betohen, mallkojnë ose kur janë të habitur, njerëzit që nuk besojnë te Zoti prapë e përdorin shumë emrin e Tij. Problemi është që ta marrësh ose ta përdorësh emrin e Perëndisë më kot është mëkat. Këta që përdorin më kot emrin e Tij, tregojnë që janë jobesimtarë. Kur ne përmendim emrin e Zotit vetëm me respekt, kjo tregon që kemi frikë ndaj Tij dhe që e kuptojmë madhërinë e Tij. Është vërtetë e tmerrshme që nëntëdhjetë e pesë përqind nga rastet kur dëgjojmë emrin e Perëndisë sonë, ai përdoret si mallkim. Në vargun e mësipërm, ne shikojmë që ai ose ajo që e bën këtë, nuk do të jetë pafaj. Ndoshta mendojmë që fjalët nuk kanë vlerë, dhe që ne nuk do të pësojmë ndonjë gjë për ato që kemi thënë. Shikoni pak këto fjalë nga Ungjilli sipas Mateut 12:36, Bibla thotë: “Por unë ju them: Se njerëzit do të japin llogari, për çdo fjalë të kotë që thonë, në ditën e gjykimit.” Kur isha i ri dhe midis shokëve, përdorja shumë fjalë të këqija. Në fakt, çdo njëri nga ne fliste kështu. Pse? Ndoshta për shkak të presionit të shokëve. Ndoshta sepse dëgjonim përditë këto fjalë në shkollë, në televizor dhe në radio. Por, erdhi momenti kur unë vendosa me dëshirë t’i shërbeja sinqerisht Zotit, dhe ndryshova fjalorin tim. Po! Ne mund të ndryshojmë fjalorin që të mos përdorim më kot emrin e Zotit, ose ndonjë fjalë tjetër të keqe. Problemi është nëse kemi dëshirë apo jo ta ndryshojmë atë.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE