PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Filipianëve 4:21

6/22/2022

0 Comments

 
Picture
“Përshëndetni çdo shenjtor në Krishtin Jezus. Vëllezërit që janë me mua, ju përshëndesin.”
- Filipianëve 4:21
     Këto fjalë gjenden në fund të letrës së Palit Filipianëve. Ai, duke mbyllur letrën, u tha: “Përshëndetni çdo shenjtor në Krishtin Jezus…”. Tani, para së gjithash, çfarë është një shenjtor? Shumë vetë e kanë mësuar gabim nga ortodoksët, katolikët, ose thjesht nga fjalori, sepse ekziston një keqkuptim i madh mbi përkufizimin e kësaj fjale. Shumë besojnë që “shenjtor” është ai që është shpallur i shenjtë nga kisha. Ky keqkuptim vjen nga traditat e njerëzve, jo nga Bibla. Sipas Biblës një shenjtor është ai ose ajo që është penduar për mëkatet dhe ka besuar te Jezu Krishti për shpëtim. E thënë shkurt, çdo besimtar a besimtare është shenjtor, sepse jemi larë në Gjakun e Krishtit. Pozicioni ynë para Perëndisë është i shenjtë. Si? Sepse prej besimit jemi në Krishtin. Ja pse Pali tha: “…çdo shenjtor në Krishtin Jezus…”. Jemi të shenjtë në Krishtin. Tani, së dyti, Pali u tha Filipianëve: “Përshëndetni çdo shenjtor…”. Folja “përshendes”, në Bibël, ka një kuptim më të ngrohtë. Sot, “të përshëndesësh dikë” do të thotë “t’i japësh dorën dikujt”, ose t’u drejtohemi me urime të mira. Kuptimi Biblik është pak më i thellë. Këtu, “të përshëndes” do të thotë “t’i hedh krahë dikujt; ta përqafoj”. Kjo na jep një shembull për ngrohtësinë e dashurisë së Krishterë. Unë nuk po them që duhet të përqafojmë çdo njeri! Ndonjëherë një përqafim mund të jetë i pasjellshëm, madje harbut; sidomos midis një burri dhe një gruaje. Unë thjesht dua të them për ngrohtësinë e zemrës që ne ndjejmë për njëri-tjetrin. Qoftë që kjo lloje dashurie të gjendet në kishën tonë!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE