PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Fjalët e urta 15:27

9/23/2020

0 Comments

 
Picture
“Ai që ka lakmi për fitime shqetëson shtëpinë e tij; por ai që i urren dhuratat do të jetojë.”
-Fjalët e urta 15:27
​     Rendja pas pasurive! Kjo ka qenë rrënimi për shumë njerëz. Ky varg flet drejtpërdrejt për shtëpinë tonë, vendin ku ne jetojmë me familjen tonë. Unë besoj që ne të gjithë duam të kemi një familje të lumtur dhe të qetë, por përpjekja të kemi gëzim në jetën tonë, është e vazhdueshme. Ky varg flet për një person që nuk është kurrë i kënaqur, që gjithmonë dëshiron më shumë. Ai madje mashtron, për ta fituar atë që do, të cilën nuk mund ta fitojë ndershmërisht. Qëndrimi i tij do ta shkatërrojë familjen e tij nga brenda. Ai gjithmonë u bërtet fëmijëve të tij. Ai gjithmonë inatoset me gruan e tij. Ai harron që edhe ai është njeri dhe nuk është aspak i përsosur. Shtëpia e tij është një vend i tmerrshëm dhe i mjerë dhe për të qenë. Te vargu, ne shikojmë edhe një njeri tjetër, një njeri që nuk mund të blihet, një njeri të pa korrupsion. Ai është i kënaqur me çfarë i jep Perëndia. Ai është i lumtur të fitojë jetesë të ndershme dhe prandaj merr vendime të mençura dhe të ndershme, të cilat i japin lavdi Perëndisë. Lakmia=Vdekja   Ndershmëri=Jetë
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE