PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Gjoni 3:16

10/17/2022

0 Comments

 
Picture
“Sepse kështu Perëndia e deshi botën, që ai dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.”
- Gjoni 3:16

     Në vargun e sipërm, ne shikojmë tri qënie. Ne shikojmë Perëndinë, Birin e Tij edhe njerëzimin. Vargu thotë: “…Perëndia…Birin…kushdo që beson…”. Ne e shikojmë Zotin që është më i Larti, edhe ne që jemi mëkatarë poshtë, por (Lavdi Zotit!) është Njëri midis Perëndisë dhe nesh. Kush është Ai? JEZUSI!!! Jezusi është Ndërmjetësuesi ynë tek Ati qiellor. Te 2 Timoteut, Bibla thotë: “…është një Perëndi, dhe një ndërmjetës midis Perëndisë dhe njerëzve, njeriu Jezu Krisht…”. Jezu Krishti, kur Ai u vu në kryq për të vuajtur dhe për të vdekur për mëkatet e njerëzve, Ai u ngrit nga toka në dru. Dhe atje, midis botës dhe qiellit, Ai u bë Sakrifica për çdo njeri që do ta pranojë Atë. Ai shleu inatin edhe dënimin e Perëndisë kundër njerëzimit, dhe na solli mëshirën. Tani, falja dhe jeta e përjetshme janë një dhuratë nga Zoti për ata që besojnë; një dhuratë që e kemi vetëm përmes Jezusit, kur e pranojmë Atë në zemrën tonë. Lavdi Zotit! Pra, kemi Zotin lart, Jezusin në mes, edhe ne poshtë. Jezusi është Ndërmjetësuesi ynë që na sjell bekimet e Perëndisë, që na pastron nga mëkatet, që na bashkon, që na pajton me Zotin lart. Tani, jemi një. Jezusi në Atin, dhe ne në Jezusin. Lavdi qoftë Emrit të Tij!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE