PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Gjoni 5:44

9/7/2022

0 Comments

 
Picture
“Si mund të besoni ju që pranoni nder nga njëri-tjetri, dhe nuk kërkoni nderin që vjen vetëm prej Perëndisë?”
Gjoni 5:44

​     A i respektojmë ne njerëzit më shumë se Zotin? A kërkojmë ne të nderohemi në sytë e njerëzve dhe jo në sytë e Perëndisë? Ky problem ekziston kudo në botë. Çdo njeri dëshiron të jetë mbret ose bos. Le të mos harrojmë që Perëndia është atje lart, dhe është gati ta bekojë dhe ta nderojë atë që i shërben Jezusit. Ne duhet të jemi të drejtë dhe të miratuar në sytë e Tij. Te Gjoni 12:26, Jezusi tha: “…nëse ndonjë njeri më shërben, Ati im do ta nderojë atë.” A mund ta imagjinoni këtë që Zoti të na nderojë neve? A doni nder nga Perëndia më shumë se atë të njerëzve? “Nderoj”, çfarë kuptimi ka kjo fjalë? Kur e nderojmë dikë, ne tregojmë që ai ose ajo vlerësohet shumë nga ne. Për shembull: Bibla na mëson që ne duhet t’i nderojmë prindërit tanë, domethënë, të kujdesemi për ta, t’i duam ata dhe të tregojmë respektin më të lartë. Pse? Sepse kështu thotë Bibla. Shërbejini Jezusit bashkë me mua këtë javë! Le ta kërkojmë nderin që vjen nga Perëndia sot, nesër dhe gjithmonë. Le t’i shërbejmë Atij në lutjet, në dhurimet, në studimet dhe në predikimin e Fjalës së Tij. Ky është qëllimi më i lartë i jetës, t’i shërbejmë Zotit! Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE