“Veç asaj ZOTI Perëndia yt do të dërgojë mes tyre grerëzat, derisa të shfarosen, ata që mbeten dhe fshihen prej teje.” - Ligji i përtërirë 7:20 Te Bibla, në vargjet përreth këtij vargu më sipër, Moisiu është duke i treguar popullit të Perëndisë (Izraelit) se si do të hyjnë në tokën e premtuar dhe ta pushtojnë atë. Për shkak të madhësisë së mëkateve të njerëzve të vendit, Zoti e urdhëroi Izraelin t’i asgjësojë ata dhe çdo gjë, pa patur mëshirë. Kjo na tregon që Perëndia nuk mund të durojë mëkat. Edhe ne duhet ta urrejmë atë. Mëkati është turp për gjithë popujt. Në vargun e mësipërm, Moisiu po këshillonte njerëzit se si do t’i shkatërrojnë edhe ata që fshihen prej tyre. Bibla thotë: “…ZOTI Perëndia yt do të dërgojë mes tyre grerëzat, derisa të shfarosen, ata që mbeten dhe fshihen prej teje.” Si mund t’i asgjësonin ata që mbeteshin? Perëndia do t’i ndihmonte ata në këtë punë. Ai do të dërgonte grerëzat midis atyre që ishin fshehur për t’i shtyrë ata në hapësirë. Ai do ta bënte të njëtën gjë edhe për ne. Të dielën e kaluar, ne predikuam në kishë se si na duhet të asgjësojmë çdo pikë mëkati në jetën tonë. Po nganjëherë mëkati mund të fshihet brenda nesh, ose në shtëpinë tonë. Si mund t’i shkatërrojmë edhe ato mëkate që janë fshehur brenda nesh, dhe që sillen me dinakëri? Me ndihmën e Perëndisë do bëjmë këtë!!! Ai e di si ta nxjerrë mëkatin tonë në dritë. Sot, le të kërkojmë ndihmën e Perëndisë që ne të mund të asgjësojmë çdo mëkat brenda dhe rreth nesh. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |