PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Lluka 8:21

9/27/2022

0 Comments

 
Picture
“Dhe ai u përgjigj dhe u tha atyre: Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë këta që dëgjojnë fjalën e Perëndisë, dhe e zbatojnë atë.”
- Lluka 8:21

     Lavdi Zotit! Ne jemi të pranuar para Perëndisë! Unë lexova pak sot nga një shkrues tjetër, dhe ai e përmendi këtë varg. Ai tha që edhe kur ne ndjehemi që nuk meritojmë gjë nga Perëndia, prapë jemi të pranuar. Ai tha që ka ditë kur jemi pak të paqejf, të trishtuar, ose të sëmurë, por edhe në ato ditë jemi të pranuar. Ka ditë kur ndjehemi shumë mirë dhe jemi gëzimplotë, edhe në ato ditë jemi të pranuar para Perëndisë. Si mund të jetë kështu? Sepse Perëndia nuk ndryshon. Ai është njësoj dje, sot dhe përgjithmonë. Prandaj pozicioni ynë në shpëtimin e Tij është i sigurtë, i pandryshueshëm, i palëkundshëm. Shikoni edhe njëherë vargun: “…ai na ka bërë të pranuar në të dashurin…”. Kush është Ky i Dashuri që na bëri të pranueshëm para Perëndisë? Është Jezusi! Shikoni se sa e sigurtë ishte puna e Tij në kryq për ne. Ne jemi të pranuar sot dhe përjetë! Lavdi Zotit! Tani, nëse ne kishim kontroll mbi shpëtimin tonë, pa dyshim, ne do ta humbasim atë, por meqë është Zoti që na mban, jemi të sigurtë. Le të çlodhemi në Zotin sot, le të gëzohemi në Të, sepse sido që të ndodhë jemi të pranuar. Lavdi Zotit!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE