“Dhe ti do ta duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde, dhe me gjithë forcën tënde; ky është urdhërimi i parë.” - Marku 12:30 PJESA E PARË Tani, ne sapo mbaruam nje studim për dhjetë urdhërimet e Perëndisë. Ne kemi nevojë për ligjin e Zotit që të kuptojmë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e keqe në sytë e Tij. Nëse i analizojmë mirë këto dhjetë urdhërimet, ne do të kuptojmë që katër urdhërimet e para theksojnë marrëdhënien tonë me Perëndinë, ndërsa gjashtë të tjerat janë për marrëdhënien me njerërzit. Si ishin ato katër të parat? 1. Ti nuk do të kesh perëndi të tjera para meje. 2. Ti nuk do të bësh për veten ndonjë idhull. 3. Ti nuk do ta marrësh më kot emrin e ZOTIT. 4. Kujtoje ditën e sabathit, ta mbash të shenjtë. Të gjitha këto të katërta përfshihen me vetëm një urdhër. Lexojeni edhe një herë vargun tonë të mësipërm (Marku 12:30). Bibla thotë: “Ti do ta duash Zotin...”. Domethënë, nëse e bëni këtë urdhër, ju nuk do të shkelni asnjë nga ato të katërta. Në këtë varg, është interesant edhe që urdhërimi shkruhet në mënyrë pohuese. “Ti do ta duash Zotin...”, ndërsa shumica e të tjerave janë në mënyrë mohuese. “Ti nuk do të kesh...Ti nuk do të bësh...Ti nuk do të marrësh...”. Lavdi Zotit që Ai na tregonte se çfarë duhet të mos bëjmë, por gjithashtu, në vend të këtyre veprave te këqija, Ai na thotë se çfarë ne duhet të bëjmë. Për shembull: Shumë prindër janë gjithmonë negativë me fëmijët e tyre. Mos e bëni këtë! Mos shkoni atje! Mos i dëgjoni këto! Mos! Mos! Mos! Nëse duam të jemi prindër të mirë, patjetër ne duhet të themi “Mos” për shumë gjëra, por le të mos harrojmë t’i inkurajojmë fëmijët tanë për vepra të mira. Domethënë, t’ia mbyllim dyert e këqija, por edhe t’ia hapim dyert e mira. Le ta duam Zotin me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen, dhe forcën tonë. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |