“30Dhe ti do ta duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde, dhe me gjithë forcën tënde; ky është urdhërimi i parë. 31Dhe i dyti është njësoj, domethënë ky: Ti do ta duash fqinjin tënd porsi veten tënde. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta.” - Marku 12:30-31 PJESA E DYTË Unë dua të theksoj edhe njëherë që këtu, te vargjet e mësipërme, ne shikojmë thjeshtësimin e dhjetë urdhërimeve. Sot, unë dua që ne ta studiojmë pak vargun 31, që flet për marrëdhënien tonë me njëri-tjetrin. Tek Eksodi kapitulli 20, Bibla na i tregon dhjetë urdhërimet e Perëndisë. Katër urdhërimet e para kontrollojnë qëndrimin tonë para Zotit, ndërsa gjashtë të fundit rregullojnë sjelljen tonë me njëri-tjetrin. Çfarë thonë ato gjashtë të fundit? 5. Nderoje babanë tënd dhe mamanë tënde. 6. Mos vrit. 7. Mos shkel kurorën bashkëshortore. 8. Mos vidh. 9. Mos bëj dëshmi të rreme ndaj fqinjit tënd. 10. Mos lakmo. Edhe këtu, Perëndia thotë: Mos! Mos! Mos! Domethënë, ne duhet të kemi kujdes të largohemi nga mëkati. Por, vini re që ne mund ta zbatojmë ligjin e Zotit duke respektuar vetëm një porosi që është thjeshtësimi i këtyrë urdhërimeve. Cila është ajo? Bibla thotë: “Ti do ta duash fqinjin tënd porsi veten tënde.” Jo thjesht t’i duam ata, por t’i duam ata porsi vetveten. Edhe Apostulli Pal, e përmendi këtë koncept, te Libri i Romakëve 13:10, Bibla thotë: “Dashuria nuk i bën keq fqinjit të vet; prandaj dashuria është përmbushje e ligjit.” Edhe te 1 Korintasve 13:8, Bibla thotë: “Dashuria nuk bie kurrë poshtë...”. Apostulli Gjon, te letra e parë e tij thotë: “Ai që nuk dashuron nuk e njeh Perëndinë; sepse Perëndia është dashuri.” Perëndia është dashuri thotë Bibla! Ai i do njerëzit e botës. Ne e duam Zotin. Ai do që ne të duam edhe njëri-tjetrin. Po! Dashuria është përmbushja e ligjit të Tij. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |