PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Psalmi 106:16

9/29/2020

0 Comments

 
Picture
“Edhe në kamp ata e patën zili Moisiun, dhe Aaronin shenjtorin e Zotit.”
-Psalmi 106:16
     Çfarë është zilia? Zilia është kur ne ndjejmë dhembje, shqetësim, ose inat kur shikojmë autoritetin ose suksesin e dikujt. Shpeshherë kjo shkakton urrejtje për atë njeri, një dëshirë për ta lënduar, ose të paktën të gëzohemi kur e shikojmë atë në vështirësitë ose halle. Noah Webster thotë që zilia buron nga krenaria, ambicia, ose dashuria, kur ne shikojmë dikë që ka fituar atë që ne duam fort ta kemi. Me këtë përkufizim, ne mendojmë pa dyshim që “zilia” është mëkat. Izraelitët e shihnin autoritetin që Perëndia u kishte dhënë Moisiut dhe Aaronit, dhe ata thanë, “Ju merrni shumë gjëra përsipër.” Ata vazhduan, “…ZOTI është midis tyre: përse pra ngriheni mbi asamblenë e ZOTIT?” Këta, mbi dyqind burra të Izraelit, e shihnin me zili pozitën e Moisiut dhe Aaronit. Zilia është një mëkat shumë i zakonshëm por dhe shumë i rafinuar. Ndoshta kjo i mban në këmbë mediat sociale. Njerëzit futen në internet për të parë çfarë kanë njerëzit e tjerë, ose çfarë po bëjnë të tjerët, dhe pastaj i krahasojnë këto me jetët e tyre. Miq, mos bini në kurthin e zilisë! Jini të kënaqur me atë ju jep Perëndia.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE