“O, dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; le të më udhëheqin; le të më sjellin te kodra jote e shenjtë dhe te tabernakujt e tu.” - Psalmi 43:3 Vargu i mësipërm është nga Psalim 43. Libri i Psalmeve gjendet në mes të Biblës dhe ka njëqind e pesëdhjetë psalme. Këto janë këngë adhurimi të hebrenjve për Zotin. Mbreti David shkroi shumë nga këto, por jo të gjitha. Ai ishte muzikant dhe në harpë ishte mjeshtër. Tani, përpara se ne ta takonim Jezusin, ne të gjithë ishim në errësirë. Shkruesi i këtij psalmi tha: “O dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde…”. Jezusi erdhi në botë si Drita e Perëndisë. Te Gjoni 9:5, Ai tha: “Për sa kohë që unë jam në botë, unë jam drita e botës…”. Nëse po kërkoni dritë për zemrën dhe udhën tuaj, ju do ta gjeni atë te Jezusi. Te Gjoni 14:6, Jezusi tha: “… Unë jam rruga, e vërteta, dhe jeta…”. Ai është Drita dhe e Vërteta! Shkruesi i këtij psalmi kërkonte dritë dhe të vërtetën nga Zoti. Pse? Sepse kishte shumë armiq që erdhën kundër atij, dhe ai donte të ecte me drejtësi para Perëndisë. Pastaj, ai tha: “…le të më sjellin te kodra jote e shenjtë dhe te tabernakujt e tu…”. Kjo na tregon dëshirën e tij që të shkonte te shtëpia e Zotit, dhe të ishte sa më afër Perëndisë. Sot, kisha quhet shtëpia e Zotit. Me të vërtetë, të krishterët do të vijnë besnikërisht te shtëpia e Zotit të tyre. Amin! Zoti ju bekoftë të gjithëve!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
May 2023
Kategoritë |