PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Psalmi 47:6

10/16/2022

0 Comments

 
Picture
“Këndojini lavde Perëndisë, këndojini lavde; këndojini lavde Mbretit tonë, këndojini lavde.”
- Psalmi 47:6
     Është e qartë nga ky varg që Perëndia dëshiron t’i dëgjojë lavdërimet nga ne. Atje në parajsë, sipas Biblës, janë shumë që e lavdërojnë Zotin pa pushim. Pse? Sepse Ai meriton lavdërime për gjithçka që Ai ka bërë. Por, gjithashtu, Ai dëshiron të dëgjojë edhe zërin tonë këtu në botë duke kënduar lavdërimet e Tij. Në vargun e sipërm, katër herë ne shikojmë këtë shprehje: “këndojini lavde”. Katër herë!!! Çdo i krishterë duhet të ketë një këngë për Perëndinë. Ne e kemi këtë si urdhër, jo si sugjerim. Prandaj në çdo shërbesë të kishës ne përdorim këngë për ta lavdëruar Atë. Ndoshta dikush do të thoshte: “Jam pak i paqejf sot. Jam i lodhur. Nuk dua të këndoj.” S'ka rëndësi nëse jeni të paqejf apo jo, prapë Zoti meriton lavde! Le të këndojmë për lavdinë e Tij. Ne nuk jemi në ferr! Ne nuk jemi në burg! Nëse e keni pranuar Jezusin, ju jeni të lirë; jeni të shpëtuar! Lavdi Zotit! Tani, unë kam në mendje atë histori Biblike kur Pali dhe Silasi ishin në burg. Pse ishin atje? Për shkak se vazhduan ta predikonin Ungjillin kundër ligjit. Çfarë bënë ata në burg? A ishin duke iu ankuar Perëndisë për problemet e tyre? JO! JO! JO! Lexoni se çfarë ndodhi atje në burg. Te Veprat 16:25-26, Bibla thotë: “25Dhe në mesnatë Pali dhe Silasi u lutën, dhe i kënduan lavdërime Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjuan ata. 26Dhe befas ndodhi një tërmet i madh, kështu që themelet e burgut u lëkundën; dhe menjëherë dyert u hapën, dhe zinxhirë e çdonjërit u zgjidhën.” Dyert u hapën thotë Bibla!!! Le ta vazhdojmë të lavdërojmë Perëndinë edhe në mes të stuhive të jetës, sepse është Zoti që ka fuqi mbi të gjithë! Amin! Lavdi Perëndisë!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE