PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Romakëve 14:23

9/11/2022

0 Comments

 
Picture
“…çdo gjë që nuk bëhet me besim është mëkat…”
- Romakëve 14:23

​     Veprat që bëjmë duke i shërbyer Zotit, duhet të bëhen me besim. Ato që bëhen pa besim janë mëkate. Çfarë do të thotë kjo? Domethënë: Ndodh në jetë që ne bëjmë disa gjëra dhe nuk e dimë me siguri nëse janë të drejta apo jo. Atëherë ne veprojmë me dyshime. Nga Bibla, ne mësojmë Fjalët dhe rrugët e Perëndisë dhe e kuptojmë se çfarë është e drejtë para Tij. Pse të vazhdojmë në dyshime? Ne jemi besimtarë që e studiojmë Biblën. Na duhet ta dimë vullnetin e Tij! Nëse nuk e dimë atë, është sepse kemi lënë pas dore ta mësojmë Fjalën e Tij. Djalli do që ju të jetoni pa të vërtetat e Zotit. DËGJONI! Nëse ka ndonjë frymë që ju tërheq nga mësimet e Biblës, kjo është nga Djalli. Te Libri i Gjonit 4:24, ne mësojmë ta adhurojmë Zotin në frymë dhe në të vërtetën. Mos harroni kurrë që kemi nevojë për të dyja, frymën dhe të vërtetën! Sepse ka fryma ose shpirtra që nuk janë prej Perëndisë, janë mashtruese, por nëse e kemi Biblën, ne do t’i kuptojmë karakteristikat e Perëndisë dhe do t’i bindemi vetëm Asaj Fryme që vjen prej Tij, Frymës së Shenjtë. Ka edhe njerëz që megjithëse i kanë të vërtetat e Zotit në dorë, ata nuk kanë Frymën e Tij. Këta i shërbejnë Zotit vetëm me mendje, domethënë, në një mënyrë intelektuale. Ky është një gabimi i madh! Perëndia është një Frymë! Një mendje njerëzore ose tokësore nuk mund të kuptojë, nuk mund t’i kapë gjërat e Perëndisë. Pra, kur ecim sipas Frymës duke përdorur Biblën si harta rrugore të jetës, ne do ta dimë vullnetin e Atit tonë në qiell, dhe nuk do të punojmë më me dyshime, por me besim, duke u larguar nga çdo lloj mëkati.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE