“Por faleminderit Perëndisë, se ju ishit shërbëtorë të mëkatit, por ju me zemër i jeni bindur asaj forme të doktrinës që iu dha juve.” - Romakëve 6:17 Përshëndetje! Sot, unë dua të theksoj përsëri një nga pikat e mesazhit që predikuam javën e kaluar. Lavdi Zotit që nuk jemi më shërbëtorët e mëkatit! Ne jemi çliruar prej Gjakut të Jezusit që u derdh në kryq për ne. Në momentin që e pranuam Jezusin si Shpëtuesi dhe Zoti i jetës sonë, ne ishim të shpëtuar! Në këtë varg, fjala “doktrina” do të thotë “mësime”. Vargu thotë: “…ju ishit shërbëtorë të mëkatit, por ju me zemër i jeni bindur asaj forme të doktrinës që iu dha juve.” Domethënë, ne ishim nën mëkat dhe shërbëtorët e tij, por erdhëm, dëgjuam dhe pranuam mësimet e Krishtit, tani jemi çliruar nga skllavëria e mëkatit, përmes Gjakut të Jezusit. Ne jemi të shpëtuar sepse, ashtu siç thotë vargu, ne me zemër i jemi bindur asaj forme të doktrinës që na u dha neve. Zoti na ka dhënë doktrina/mësime specifike për të besuar. Predikimet, lutjet, adhurimet, këngët, muzika, mënyra e të folurit, mënyra e të jetuarit, forma e kishës dhe e shërbesës, edhe gjëra të tjera, këto janë forma të doktrinës që ne kemi pranuar. Pali kishte një paralajmërim për ata që dëgjojnë një mesazh tjetër. Te letra e tij Galatasve 1:9, Bibla thotë: “Ashtu siç thamë më parë, kështu them tani përsëri: Nëse ndonjë njeri ju predikon juve ndonjë ungjill tjetër përveç atij që ju keni pranuar, qoftë i mallkuar.” Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |