PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Romakëve 8:32

9/14/2022

0 Comments

 
Picture
“Ai që nuk kurseu Birin e vet, por e dorëzoi atë për ne të gjithë, si nuk do të na japë me të edhe të gjitha gjërat falas?”
- Romakëve 8:32

​     Pse e dha Perëndia Birin e Tij? Ne ishim dënuar në mëkat, dhe Bibla thotë që pa derdhjen e Gjakut nuk ka falje të mëkateve. Pra, Perëndia e dërgoi Birin e Tij të vdiste për hatrin tonë që ne të mos humbasim. Vargu i mësipërm e shpjegon këtë. Nëse Perëndia e dha Birin e Vet, Ai nuk do të mbajë asnjë gjë tjetër nga ne. Për shembull, si mund të refuzojë Ai të na japë bukë? Ai na dha Birin e Tij! Çfarë është buka në krahësim me Atë? Për shembull: “Nëse ju do të shkonit te një njeri i pasur për ndihmë, dhe atje te tryeza ai do kishte shumë lekë; pesëmijëlekëshe, dymijëlekëshe, njëmijëlekëshe plot. Dhe, Ai ju thotë: Merrni nga këto pesëmijëlekëshe sa të doni!” Pa tjetër, do t’i merrni. Por shikoni, nëse Ai jua dha ato që janë më të shtrenjta, a mendoni që do t’jua refuzonte ato që janë më të lira? Perëndia na dha Birin e Tij të dashur, Bukën e jetës, falas. Ai që na dha Bukën e jetës, sigurisht që do të na japë edhe bukën e gojës. Lexojeni edhe një herë vargun: “Ai që nuk kurseu Birin e vet, por e dorëzoi atë për ne të gjithë, si nuk do të na japë me të edhe të gjitha gjërat falas?” Le të shkojmë tek Ati ynë qiellor çdo ditë me lutje. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa e madhe është dashuria e Tij për ju. Ai do t’i plotësojë nevojat që keni. Ai kujdeset besnikërisht për fëmijët e Tij.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE