“Por ne vazhdimisht do t’i kushtohemi lutjes, dhe shërbesës së fjalës.” - Veprat 6:4 Çfarë është puna e pastorit? Çfarë bën ai çdo ditë? Doli një problem në kohën e apostujve. Kisha ishte e re. Ajo sapo fillonte. Shumë njerëz erdhën prej besimit te Jezusi. Kisha në atë kohë filloi të kujdesej për të vejat e varfëra që e kishin pranuar Krishtin. Një ditë besimtarët grekë filluan të ankoheshin kundër hebrenjve. Pse? Sepse të vejat e tyre ishin lënë pas dore në shërbimin e përditshëm. Apostujt u thanë njerëzve të kishës: “…Nuk është e drejtë që ne të lëmë fjalën e Perëndisë, dhe t’u shërbejmë tavolinave.” Me fjalë të tjera, ata thanë: “Ne kemi një punë shumë të madhe dhe të rëndësishme për të bërë me lutjet dhe me Fjalën e Perëndisë. Ne nuk kemi kohë t’u shërbejmë tavolinave.” Pastaj, ata caktuan dhjakët për këto shërbime. Puna e pastorit është t’i shërbejë Perëndisë me lutjet, me studimet dhe me predikimin e Biblës. Fjala “pastor” do të thotë “bari”. Mos harroni që Jezusi është Bariu i Mirë! Pastori mund të quhet “nënbariu”. Kisha është tufa e Zotit, dhe anëtarët e saj kanë nevojë për ushqim shpirtëror. Është puna e pastorit t’ua shpërndajë besimtarëve këtë ushqim shpirtëror nga Fjala e Perëndisë. Jezusi i tha Pjetrit: “Ushqe delet e mia”! Nëse delet nuk ushqehen mirë, ato do të dobësohen dhe do të sëmuren. Mos e harroni armikun e deleve; ujkun. Djalli është armiku i tufës së Zotit. Pastori përmes lutjes shpirtërore i shërben Perëndisë në luftën kundër armikut. Apostujt thanë: “…ne vazhdimisht do t’i kushtohemi lutjes, dhe shërbesës së fjalës.” Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |