PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Eksodi 20:12

2/8/2023

0 Comments

 
Picture
“Nderoje babanë tënd dhe mamanë tënde; që ditët e tua të mund të jenë të gjata në vendin që ZOTI, Perëndia yt, të jep ty.”
- Eksodi 20:12

URDHËRIMI I PESTË
     Çfarë do të thotë folja “nderoj”? Kur nderojmë dikë, ne tregojmë që janë shumë të çmuar sipas nesh. Ne e kemi këtë si urdhër nga Perëndia ta vlerësojmë lart babanë dhe mamanë. A i nderojmë ne prindërit aq sa duhet? Vini re që vargu nuk thotë që të respektojmë vetëm ata prindër që janë të mirë. Ka raste edhe kur prindërit nuk janë të mirë. Për shembull, ne e dimë që ka prindër që i keqtrajtojnë fëmijët e tyre. Prapë, Bibla thotë që ne t’i nderojmë ata. Ka raste edhe kur fëmijët nuk janë dakord me prindërit për ndonjë çështje, por sipas Perëndisë, për fëmijët, gjëja e drejtë është që ata gjithmonë t’u binden prindërve. Po! Te Libri i Efesianëve 6:1, Bibla thotë: “Fëmijë, bindjuni prindërve tuaj në Zotin; sepse kjo është e drejtë.”. Patjetër, nëse prindërit ju thonë të bëni diçka të keqe, diçka kundër Zotit, kundër Biblës, mos e bëni atë, sepse ne i shërbejmë edhe Atit tonë në qiell. Nuk ka prind tjetër, aq të mirë si Ai. Lidhur me këtë urdhër është një premtim që Zoti mund t’i bekojë me jetë më të gjatë, ata që nderojnë babanë dhe mamanë e tyre. Te Efesianëve 6:2-3, Bibla thotë: “2Nderoni babanë dhe mamanë tuaj; (që është urdhërimi i parë me premtim;) 3Që të mund të jetë mirë për ty, dhe ti të mund të jetosh gjatë mbi dhe.”. Edhe kur jemi të rritur, le të mos harrojmë t’i nderojmë dhe t’i respektojmë ata që Perëndia na dha si prindër. Amin!
0 Comments

Eksodi 20:8-11

2/6/2023

0 Comments

 
Picture
“8Kujtoje ditën e sabathit, për ta mbajtur atë të shenjtë. 9Ti do të punosh gjashtë ditë dhe do të bësh gjithë punën tënde; 10Por dita e shtatë është sabathi i ZOTIT, Perëndisë tënd; në atë ditë ti nuk do të bësh asnjë punë, ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as bagëtia jote as mysafiri yt që është brenda portës sate; 11Sepse brenda gjashtë ditëve ZOTI bëri qiellin dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtatë pushoi; prandaj ZOTI e bekoi ditën e sabathit dhe e shenjtëroi.”
- Eksodi 20:8-11

URDHËRIMI I KATËRT
     Sipas Biblës, çdo njeri duhet të punojë. Me mendjen, me duart, në zyrë, në fushë, në shtëpi, kudo që të jetë puna jonë, ne duhet të jemi besnikë për këtë. Bibla thotë që nëse një njeri nuk punon, ai nuk duhet të hajë. Në një vend tjetër Bibla thotë që ai njeri që nuk kujdest për të tijtë është më i keq se një i pafe. Përtacia, ose papunësia nuk duhet të ketë vend në jetën e besimtarëve. Zoti na dha gjashtë ditë në javë për të punuar dhe ditën e shtatë për të pushuar. Perëndia do që ne të kemi një pushim, dhe jo thjesht një pushim, sepse Ai na tha ta mbajmë atë ditë të shenjtë. Domethënë ta bëjmë atë të shenjtë. Ne, besimtarët e Biblës e konsiderojmë një ditë të shenjtë, apo jo? Çdo të dielë pushojmë nga puna dhe shkojmë në vendin e shenjtë (kisha) që ta adhurojmë në shenjtëri Atë që është i Shenjtë. Po! Ne mund të themi që dita e dielë respektohet si dita e shenjtë e javës (sabathi) për të krishterët, dhe kemi shumë prova për këtë në Dhiatën e Re të Biblës. Megjithatë, ne e dimë që jo çdo kalendar është njësoj. Amen! Le të vazhdojmë ta mbajmë ditën e dielë të shenjtë për Perëndinë me lutje, me këngë adhurimi, me predikimin e Biblës, me vajtjen në kishë. Amen!
0 Comments

Eksodi 20:7

2/5/2023

0 Comments

 
Picture
“Ti nuk do ta marrësh më kot, emrin e ZOTIT, Perëndisë tënd, sepse ZOTI nuk do ta quaj pafaj atë që e merr emrin e tij më kot.”
-Eksodi 20:7

URDHËRIMI I TRETË
     Nëse e kuptojmë këtë, apo jo, çdo ditë midis njerëzve të botës ne dëgjojmë shumë herë emrin e Zotit. Kur ata betohen, mallkojnë ose kur janë të habitur, njerëzit që nuk besojnë te Zoti prapë e përdorin shumë emrin e Tij. Problemi është që ta marrësh ose ta përdorësh emrin e Perëndisë më kot është mëkat. Këta që përdorin më kot emrin e Tij, tregojnë që janë jobesimtarë. Kur ne përmendim emrin e Zotit vetëm me respekt, kjo tregon që kemi frikë ndaj Tij dhe që e kuptojmë madhërinë e Tij. Është vërtetë e tmerrshme që nëntëdhjetë e pesë përqind nga rastet kur dëgjojmë emrin e Perëndisë sonë, ai përdoret si mallkim. Në vargun e mësipërm, ne shikojmë që ai ose ajo që e bën këtë, nuk do të jetë pafaj. Ndoshta mendojmë që fjalët nuk kanë vlerë, dhe që ne nuk do të pësojmë ndonjë gjë për ato që kemi thënë. Shikoni pak këto fjalë nga Ungjilli sipas Mateut 12:36, Bibla thotë: “Por unë ju them: Se njerëzit do të japin llogari, për çdo fjalë të kotë që thonë, në ditën e gjykimit.” Kur isha i ri dhe midis shokëve, përdorja shumë fjalë të këqija. Në fakt, çdo njëri nga ne fliste kështu. Pse? Ndoshta për shkak të presionit të shokëve. Ndoshta sepse dëgjonim përditë këto fjalë në shkollë, në televizor dhe në radio. Por, erdhi momenti kur unë vendosa me dëshirë t’i shërbeja sinqerisht Zotit, dhe ndryshova fjalorin tim. Po! Ne mund të ndryshojmë fjalorin që të mos përdorim më kot emrin e Zotit, ose ndonjë fjalë tjetër të keqe. Problemi është nëse kemi dëshirë apo jo ta ndryshojmë atë.
0 Comments

Eksodi 20:4-6

1/29/2023

0 Comments

 
Picture
“4 Ti nuk do të bësh për veten ndonjë idhull ose ndonjë ngjashmëri të ndonjë gjëje që është në qiellin lart ose në tokën poshtë ose që është në ujë nën tokë. 5 Ti nuk do t’u përkulesh atyre, as t’u shërbesh atyre; sepse unë ZOTI, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që i dënon padrejtësitë e etërve mbi fëmijët, deri në brezin e tretë dhe të katërt, të atyre që më urrejnë mua; 6 Dhe duke treguar mëshirë për mijëra të atyre që më duan dhe i ruajnë urdhërimet e mia."
URDHËRIMI I DYTË
​     Gjatë gjithë historisë, njerëzimi ka adhuruar perëndi të rreme idhujsh. Për shembull, dielli edhe sot adhurohet nga shumë. Që nga kohët e lashta, disa kanë krijuar perënditë e tyre prej metali, guri ose druri. Këto quhen idhuj. Kjo vazhdon edhe sot, dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse njerëzit e botës mbeten në errësirë. Ata duan errësirën në vend të Dritës. Unë vetë besoj që këto gjëra të këqija do të shtohen dhe do të përhapen ndërsa ardhja e dytë e Jezusit po afrohet. Njerëzit që krijojnë dhe audhurojnë idhuj, i shërbejnë djallit. Pse? Sepse, sipas Biblës, mbrapa idhujve janë demonët. Këta janë engjëjt e djallit. Te 1 Korintasve 10:20, Bibla thotë: “Por unë them, se gjërat të cilat paganët sakrifikojnë, ua sakrifikojnë djajve, dhe jo Perëndisë; dhe unë nuk dua që ju të shoqëroheni me djaj.” Gjithashtu, te Zbulesa 9:20, Bibla thotë: “Dhe pjesa tjetër e njerëzve që nuk u vranë prej këtyre mynxyrave prapë nuk pendoheshin për veprat e duarve të tyre, që të mos adhurojnë demonët, dhe idhujt prej ari, argjendi, bronzi, guri dhe druri; që nuk mund të shikojnë, as të dëgjojnë, as të ecin…”. Është e lehtë të shikojmë këtu që idhujt kanë një lidhje direkt me demonët. Po në vendin tonë, Shqipëri? A ekziston këtu adhurimi i idhujve? Po! Ato ikona në kishat ortodokse apo katolike janë idhuj. Mrapa atyre janë djajt, domethënë, demonët. Edhe ato figura të Marisë, të Jezusit, apo të ndonjë njeriu tjetër, edhe ato janë idhuj. Le të kemi shumë kujdes që të adhurojmë vetëm Perëndinë e Biblës. Ai nuk krijohet me duart e njerëzve, sepse Ai është Krijuesi i gjithësisë. Është Ai që na krijoi ne. Lavdi Zotit!
0 Comments

Eksodi 20:3

12/19/2022

0 Comments

 
Picture
“Ti nuk do të kesh perëndi të tjera para meje.”
- Eksodi 20:3

URDHËRIMI I PARË
     Vargu i mësipërm është urdhërimi i parë nga dhjetë urdhërimet e Perëndisë që Ai ia dha Moisiut. Unë besoj që është shumë i qartë, por le ta shpjegojmë pak. Ka vetëm një Perëndi atje lart në qiell. Nuk ka tjetër. Pra, t’i shërbejmë një tjetër perëndie është gënjeshtër, sepse nuk ekziston. Një perëndi mund të jetë edhe një gjë tokësore ose materiale, mund të jetë edhe një njeri. Kushdo ose çfarëdo që ne kemi vendosur në vendin e Perëndisë, në mendje, në zemër, ose në jetën tonë është një perëndi tjetër dhe ne po adhurojmë atë në vend të Zotit. Për shembull: Kur një njeri nuk shkon në kishë një të dielë, por shkon të shikojë një deshje futbolli, ky njeri po vendos futbollin në vendin e Zotit. Përëndi të tjera mund të jenë edhe një punë, shkollë, një makinë, ose çdo gjë që ne respektojmë më shumë se Perëndia. Të kemi një perëndi tjetër do të thotë që ne t’i marrim ato që i përkasin Zotit, dhe t’ia japim dikujt tjetër; për shembull: Adhurimin; lavdinë; kohën; përkushtimin; shërbimin. Të gjitha këto i përkasin Zotit. Sot dhe gjithmonë le ta duam Zotin e vërtetë me gjithë zemrën, shpirtin, mendjen dhe forcën tonë. Amin!
0 Comments

Psalmi 43:3

12/18/2022

0 Comments

 
Picture
“O, dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; le të më udhëheqin; le të më sjellin te kodra jote e shenjtë dhe te tabernakujt e tu.”
- Psalmi 43:3

​     Vargu i mësipërm është nga Psalim 43. Libri i Psalmeve gjendet në mes të Biblës dhe ka njëqind e pesëdhjetë psalme. Këto janë këngë adhurimi të hebrenjve për Zotin. Mbreti David shkroi shumë nga këto, por jo të gjitha. Ai ishte muzikant dhe në harpë ishte mjeshtër. Tani, përpara se ne ta takonim Jezusin, ne të gjithë ishim në errësirë. Shkruesi i këtij psalmi tha: “O dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde…”. Jezusi erdhi në botë si Drita e Perëndisë. Te Gjoni 9:5, Ai tha: “Për sa kohë që unë jam në botë, unë jam drita e botës…”. Nëse po kërkoni dritë për zemrën dhe udhën tuaj, ju do ta gjeni atë te Jezusi. Te Gjoni 14:6, Jezusi tha: “… Unë jam rruga, e vërteta, dhe jeta…”. Ai është Drita dhe e Vërteta! Shkruesi i këtij psalmi kërkonte dritë dhe të vërtetën nga Zoti. Pse? Sepse kishte shumë armiq që erdhën kundër atij, dhe ai donte të ecte me drejtësi para Perëndisë. Pastaj, ai tha: “…le të më sjellin te kodra jote e shenjtë dhe te tabernakujt e tu…”. Kjo na tregon dëshirën e tij që të shkonte te shtëpia e Zotit, dhe të ishte sa më afër Perëndisë. Sot, kisha quhet shtëpia e Zotit. Me të vërtetë, të krishterët do të vijnë besnikërisht te shtëpia e Zotit të tyre. Amin! Zoti ju bekoftë të gjithëve!
0 Comments

Psalmi 92:12-15

10/24/2022

1 Comment

 
Picture
“12I drejti do të lulëzojë si pema e palmës; ai do të rritet si një cedër në Liban. 13Ata që u mbollën në shtëpinë e ZOTIT do të lulëzojnë në oborret e Perëndisë sonë. 14Ata do të japin fryte edhe në pleqëri; ata do të jenë të majmë dhe të lulëzuar; 15Për të treguar se ZOTI është i drejtë; ai është shkëmbi im dhe nuk ka padrejtësi në atë.”
- Psalmi 92:12-15
     Po! Sot, ne kemi zgjedhur katër vargje nga Bibla. Këto të gjitha janë shumë inkurajuese. Këto na nxitin të jemi besimtarë të drejtë para Perëndisë. Këto na tërheqin në rrugët e Perëndisë. Shikoni frazën e parë: “I drejti do të lulëzojë…”. Tani, unë e di që drejtësia jonë vjen nga besimi te Jezusi, sepse te Romakëve 3:10, Bibla thotë: “…Nuk është ndonjë i drejtë…”. Si mund të jemi njerëz të drejtë nëse Bibla thotë që nuk ka ndonjë njeri të drejtë??? Shikoni një varg tjetër. Te Romakëve 5:1, Bibla thotë: “Prandaj duke qenë të shfajësuar prej besimit, ne kemi paqe me Perëndinë përmes Zotit tonë Jezu Krisht…”. Ne jemi të shfajësuar, të justifikuar para Perëndisë përmes besimi te Biri i Tij, Jezusi. Si mund të jetë kështu??? Sepse me Gjakun e Tij që u derdh në kryq, Jezusi i shleu mëkatet tona. Tani, mund të themi që ne jemi larë në Gjakun e Shenjtë dhe jemi të drejtë në sytë e Perëndisë, sepse kur Ai na shikon, ai shikon Gjakun e Birit të Tij të dashur. Pra, me këto në mendje, le të shikojmë edhe një herë frazën e parë te vargje të mësipërme. Bibla thotë: “I drejti do të lulëzojë…”. Ne, bashkë me Jezusin do të lulëzojmë!!! Domethënë: Me Jezusin brenda nesh dhe ne brenda Tij, ne do të lulëzojmë! Lexojini edhe një herë vargjet e mësipërme dhe shikoni bekimet e Perëndisë që janë të sigurta për ju në jetë edhe në përjetësi. Lavdi Zotit!!! Jezusi është shkëmbi ynë!
1 Comment

Psalmi 92:4

10/23/2022

0 Comments

 
Picture
“Sepse ti, ZOT, përmes veprës sate, më ke gëzuar mua; unë do të ngazëllohem në veprat e duarve të tua.”
- Psalmi 92:4

​     Unë dua ta lavdëroj Perëndinë për punën e Tij, për veprat e Tij, për atë që Ai ka bërë në jetën time edhe në jetët tuaja! Me të vërtetë, Ai ka qenë shumë i mirë me ne të gjithë. Lavdi Zotit! Rrini afër Perëndisë edhe në kohë të vështira, sepse duke parë bëmat e Tij, ju do të ngazëlloheni. Kur ne jetojmë duke i shërbyer Zotit, jeta është më e ëmbël, dhe puna që Ai bën te ne, është e mrekullueshme. Nuk ka një punë tjetër si puna e Zotit. Ato janë vepra të pastra, të mira, të shenjta, të vërteta dhe të përjetshme. Ato sjellin gëzim, paqe, shpresë, dashuri, shpëtim, bekime edhe shumë gjëra të tjera te çdo njeri që beson. Po! Rrini afër Perëndisë, sepse zemra juaj ka nevojë për gëzim. Unë bashkë me disa nga ju i kemi shërbyer Perëndisë për shumë vite tani. Pa tjetër, çdo njëri nga ne ka kaluar shumë ditë të vështira, dhe jam i bindur që do të ketë edhe më shumë ditë të tilla, por duke parë veprat e Perëndisë këtu dhe paqen që Ai na ka dhënë, ne jemi mbushur plot gëzim. Mos harroni që gëzimi i vërtetë gjendet vetëm te Jezusi! Amin!
0 Comments

2 Kronikave 20:22

10/19/2022

1 Comment

 
Picture
“Dhe kur ata filluan të këndonin dhe të lavdëronin, ZOTI ngriti prita ndaj bijve të Amonit, të Moabit dhe të Malit Seir, të cilët erdhën kundër Judës; dhe ata u shkatërruan.”
- 2 Kronikave 20:22

​     Fokusi i besimtarit duhet të jetë gjithmonë te Perëndia. Përqendrimi i mendjes dhe i zemrës të të krishterëve duhet të jetë te Jezusi dhe fuqia e Tij. Në vargun e sipërm, shikoni se çfarë mund të ndodhë kur njerëzit e Perëndisë e lavdëruan Atë. Armiqtë erdhën për luftë. Bijtë e Amonit, të Moabit dhe të Malit Seir deshën ta asgjësonin Judën, por në një varg tjetër, Perëndia u tha njerëzve të Judas: “Ju nuk keni nevojë të luftoni në këtë betejë…”. Pse? Sepse Zoti do të luftonte për hatrin e tyre. Pa dyshim, ata kishin në dispozicion mjetet e luftës: shpata, pazmore, harqe, shigjeta, etj.. Ata kishin edhe luftëtarë; ushtarë të patrembur, por kjo betejë nuk do të fitohet me këto gjëra. Kjo fitohet vetëm përmes besimit te Zoti. Pra, çfarë bënë ata? Ata filluan ta lavdëronin Perëndinë, dhe në atë moment Zoti nisi sulme kundër armiqve të tyre, dhe i shkatërroi. Mos harroni që betejat shpirtërore nuk fithohen me forcë fizike. Ato fitohen me lutje, me këngë lavdërimi dhe me predikimin e Biblës. Le të përpiqemi ta mbajmë fokusin te Zoti ynë, sepse vetëm Ai e di se si ne mund të dalim të fituar në çdo betejë të jetës. Kur të lindë dielli nesër unë dua të gjendem duke lavdëruar Zotin, edhe pasnesër, edhe kështu me radhë. Amin!
1 Comment

1 Korintasve 15:58

10/18/2022

0 Comments

 
Picture
“Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, jini të palëkundur, të patundur, rritni gjithmonë punën e Zotit, meqë ju e dini se puna juaj nuk është më kot në Zotin.”
- 1 Korintasve 15:58

​     Puna e Perëndisë nuk është vetëm për pastorin. Pa tjetër, ai është kujdestari i kishës, por puna e Perëndisë është për çdo besimtar, për çdo njeri që ka pjesë në familjen e Zotit. Le të rritemi së bashku në punën e Zotit; domethënë, me besnikëri në shërbesat e kishës, në lutjet, në dhurimet, në studimin e Biblës, duke qenë një dëshmues i mirë i Ungjillit, duke dhënë mësime Biblike. Ne të gjithë jemi shërbëtorë të Zotit, dhe është detyra jonë të punojmë për Atë. Gjithashtu, vargu thotë: “…jini të palëkundur, të patundur…”. Pse? Pse e kemi këtë inkurajim nga Fryma e Zotit? Sepse Ai e di që në jetë problemet do vijnë, stuhitë do vijnë, sprovat do vijnë, tundimet do vijnë. Epshet tona do të shfaqen kur besimi ynë është i dobët, por ne duhet të jemi këmbëngulës në pozicionin tonë në Krishtin. Mos harroni që vargu thotë: “…ju e dini se puna juaj nuk është më kot në Zotin…”. Puna që bëjmë për Zotin nuk është më kot. Domethënë, ajo do të jetë e frytshme, do të na sjellë shumë fitime gjatë jetës në botë edhe në përjetësi. Amin!
0 Comments
<<Previous
    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE